TIRANE - Demokratët kanë pësuar një rënie drastike në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, teksa ka filluar dhe numërimi i kutive të para për këshillat bashkiake. Për më tepër që me rritjen e LSI, por me faktin që PS vijojnë të jetë gjithnjë në vend të parë, demokratët në këto zgjedhje janë katandisur në parti e tretë në shumicën e bashkive në vend, duke pasur rol minor në vendimet e këshillave të bashkive të reja gjatë këtij mandati katër vjeçar.
Rënia me e madhe e PD duke parë kutitë e para për këshillat bashkiake, rezulton se PD në qarkun e Lezhës ka marrë vetëm 2,81% të votave duke shënuar një rënie të fortë prej 23 përqind krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve. Ndërkohë që rezultate të tjera të dobëta krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2011 PD ka shënuar dhe në Tiranë 24,17%, në Vlorë 7,87%, në Berat 9,26%, në Elbasan 12,18%, në Kukës 12,35%, në Skrapar 8.8%, kur janë numëruar të 34 kutitë, në Has 1.2%, në Korçë 15,98% dhe në Dibër 6,52%.
Këto janë rezultatet e para të PD për këshillat bashkiake, me një mesatare rënieje në zgjedhje vendore të 21 qershorit me 21%, krahasuar me zgjedhjet vendore të vitit 2011. Në këtë mënyrë shihet fare qartë se ballafaqimi i parë zgjedhor i Lulzim Bashës si kryetar i PD ka qenë vërtetë një katastrofë, duke shënuar rënien e PD në pikën më të ulët të mbështetjes së saj ndër vite.
Pavarësisht se deputeti i PD Gert Bogdani konfirmoi PD është e surprizuar nga rezultatet e deritanishme, ku sipas rezultateve paraprake ka fituar edhe në bashki që ajo nuk e priste, duke mos përjashtuar edhe fitoren në ato njësi vendore që konsiderohen si bastione të së djathtës, duke shënuar një fitore të madhe në të gjithë vendin si parti dhe si koalicion dhe për këshilltar bashkiake.
"Votat për PD janë në rritje me gjithë valën intensive të presionit, krimit, blerjes së paprecedentë të votave, dhunës dhe përdorimit të çdo mjeti të jashtëligjshëm përgjatë fushatës dhe gjatë këtyre dy ditëve nga dyshja Rama-Meta. Ne i bëjmë thirrje dyshes Rama-Meta që të mos bllokojë e të mos vonojë procesin në KZAZ ku janë duke humbur, dhe në bastionet tona, me shpresën kriminale për të ndërhyrë dhe manipuluar. Numëruesit tanë janë në këmbë, ne jemi në këmbë dhe partnerët ndërkombëtarë janë me ne. Vota s’preket”, tha Bogdani.
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com