PD e Urdhri i Infermierit kundër
Ramës:Infermieri s’vjedh,sakrifikon

PD e Urdhri i Infermierit kundër <br />Ramës:Infermieri s’vjedh,sakrifikon
TIRANË – Infermierët janë vënë sërish në fokus të politikanëve, këtë radhë jo për pagat e ulta, por për kredibilitetin e tyre moral në marrëdhëniet e punës.

Kryetari i PS-së, Rama, i solli dje si shembull të zhvatjes së pacientëve të sëmurë, mirëpo demokratët e kanë kapur problemin në një krah tjetër.

Deputetja e PD-së, Ledina Aliolli, tha sot në për shtypin se Rama ofendoi çdo grua dhe çdo infermiere shqiptare në 5 sekonda, duke thënë: “Burrat duhet të marrin gratë me vete në spital për t’i mbrojtur ata nga infermieret”!

Për t’i mbrojtur nga infermieret?! – pyeti Alolli. –“A mendon seriozisht z.Rama se infermieret janë më të fokusuara në vjedhjen e burrave, se sa në trajtimin e pacientëve? A mendon vërtet z.Rama se infermieret e trajtojnë spitalin si një shërbim për takime e njohje dhe jo si një vend pune?

Ky është i njëjti Edi Rama, që detyroi deputetët e tij të votojnë kundër dyfishimit të pagës së infermiereve. Dhe i njëjti Edi Ramë që i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër financimit të ndërtimit dhe riparimit të 400 spitaleve dhe qendrave shëndetësore.

Dhe tani është krejtësisht e qartë, se z.Rama nuk e ka idenë fare se çfarë bëjnë infermieret” – përfundoi deputetja demokrate.- “Ne e dimë se infermieret punojnë shumë çdo ditë për të ofruar kujdes për pacientët e tyre, dhe ne jemi të fokusuar të ndihmojmë infermieret për të përmirësuar cilësinë e shërbimit shëndetësor, dhe jo t’i përdorim ato si pjesë të një shakaje të keqe elektorale”.

Po sot, ndaj kryesocialistit, ka reaguar edhe Urdhri I Infermierit, që shprehu indinjatën e tij për përbaltjen e figurës morale dhe profesionale të bluzave të bardha.

PJESË NGA FJALIMI I EDI RAMËS PËR SHËNDËTËSINË, MBAJTUR DJE, NË KORÇË


"...Mirëpo nuk mjafton vetëm kjo. Është ende më shumë se kaq. Sepse kush është pa punë është dhe i pasiguruar dhe kush është i pasiguruar nuk duhet të sëmuret. Po u sëmur duhet të paguajë. Po s’pati lekë duhet të shesi lopën. Por po e pati të rëndë sëmundjen duhet të shesi edhe shtëpinë.

Në aq sa kemi pasur ne kontakte me spitalin për shkak të programit ne kemi takuar një grua të dëshpëruar, që sapo kishte shitur shtëpinë për të mbajtur burrin në jetë dhe dy prindër të dëshpëruar që kishin shitur gjithçka në fshat, kishin shitur bagëtinë, shtëpinë dhe tokën për të mbajtur në jetë djalin me leucemi, të pasiguruar. Ky thotë që nuk ka shëndetësi pa lekë. Kjo është komuniste. Nuk ka shëndetësi pa para, shëndetësia kushton. Po nuk diskutohet që shëndetësia kushton, nuk diskutohet. Ju e dini mirë se këtu në spitalin e Korçës shkoni me rezistenca me vete. Rezistencën e keni si pjesë të shtuar të paketës, se të gjithë shkojnë me ilaçe me vete, me çarçaf me vete, me batanije me vete, me gruan me vete, por edhe rezistencën me vete. Po me gruan me vete, që të të mbrojë nga infermierja, të të mbrojë nga infermierja që kërkon para për çdo shpim. Edhe të të shpojnë edhe të paguash dhe të mos jesh i siguruar dhe të mos dish se si do t’ja bësh nesër, kjo nuk shkon. E vërtetë është që gjitha këto kushtojnë.

Problemi është kush do t’i paguajë. 800 milionë dollarë harxhohen në Shqipëri për shëndetin. Vetëm 7% të këtyre shkojnë nga sigurimet, 33% nga taksat e përgjithshme, 60% nga xhepat. Po nga xhepat e kujt? 1% del nga xhepat e të pasurve që shkojnë nëpër spitale private. 99% del nga xhepat e atyre që janë më të varfrit, që janë të papunë, që janë të rraskapitur dhe që sa shkojnë te dera e spitalit, para se të thonë se çfarë kanë, ju paraqitet receta dhe ju thuhet: Ik blej ilaçet. Dhe rreth spitalit gjithë ato farmaci si hiena që presin për të thithur paratë e atyre që s’kanë lekë. E pra ky është një ndryshim i madh mes nesh dhe atyre. Ata thonë: çdo gjë është mall dhe blihet. Shëndeti, ke lekë blije, s’ke lekë vdis. Ne themi JO. Shërbime sipas nevojës, jo sipas xhepit. Prandaj shëndetësia kushton, por atë nuk do ta blejë ai që s’ka lekë. Atë do ta bëjë shteti shqiptar dhe përmes Shërbimit Kombëtar Shëndetësor, një institucion iI ri që ne do të themelojmë do t’ja ofrojë çdo shqiptari, nga qyteti apo nga fshati, i pasur apo i varfër, nga veriu apo nga jugu, që ka nevojë për kujdesin shëndetësor publik. Ky është qëndrimi ynë për shëndetësinë..."

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten