PD: Edhe pse Rama vetë ka firmosur inkrimimin e parlamentit, shqiptarët presin reagim
Deklaratë e koordinatores për mediat, Silvi Bardhi TIRANË, 3 Gusht /ATSH/ – Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat e saj për inkriminimin e Parlamentit. Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se, “Prej 24 ditësh, Edi Rama i ikën përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka për inkriminimin […]
Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat e saj për inkriminimin e Parlamentit.
Koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi u shpreh sot me anë të një deklarate për shtyp se, "Prej 24 ditësh, Edi Rama i ikën përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka për inkriminimin e parlamentit, dhe për pasojat që ka sjellë kjo në jetën politike në vend".
"Kur shqiptarët panë deputetët e mazhorancës që goditën fizikisht brenda në parlament dhe kërcënuan me jetë opozitën për t'i mbyllur gojën, pritën që Edi Rama të mbante një qëndrim, edhe pse ishte ai porositësi i dhunës. Por, Edi Rama heshti", tha Bardhi.
"Kur shqiptarët mësuan me prova dhe panë dosjen e plotë të agresorit dhe kërcënuesit, deputetit Arben Ndoka, i dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe për heqje të lirisë së tjetrit, pritën që Edi Rama të reagonte, edhe pse është ai që ka firmosur hyrjen e këtij personi me precedent penal në kuvend, veshjen e tij me mandat dhe imunitet. Por Edi Rama heshti, bëri të paditurin", shtoi Bardhi.
Sipas saj, "ka 24 ditë që Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë për faktet tronditëse që dëshmojnë inkrimimin e parlamentit, me vullnetin, firmën dhe vulën e tij".
"Edi Rama jo vetëm nuk reagon por thellon projektin e tij të kapjes së shtetit, të institucioneve, të drejtësisë, pikërisht me ndihmën e aleancës kriminale që ka themeluar para zgjedhjeve, dhe po e shtrin sot në cdo zyrë e cdo hapësirë. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë Edi Rama dhe heshtja e tij janë në faj dhe nën akuzë, për inkrimimin e parlamentit", përfundoi deklaratën e saj, koordinatorja për mediat, Silvi Bardhi. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekwsor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitet për zgjedhjet, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Para Kongresit të 8-të, unë i çova Feçor Shehut një zarf sekret, që ma dha Mehmeti dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila e kryeministrit…
22 Janar, 18:24
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Korreshi në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD! Balliu: Në listat e mbyllura të futen të rinj
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë
22 Janar, 18:00
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
VIDEO/ Hamilton nget për herë të parë Ferrarin, tifozët në festë
22 Janar, 17:42