PD: Edi Rama, 23 ditë heshtje për
dhunën në Parlament

Partia Demokratike prej 23 ditësh vazhdon akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit nuk po reagon për incidentin e ndodhur në Kuvend. Deputetja Liliana Elmazi ka thënë se Rama inskenoi në Parlament goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të opozitës.

“Akti banditesk ndodhi në godinën e Kuvendit dhe, Edi Rama prej 23 ditësh nuk mban asnjë përgjegjësi, hesht dhe bën të paditurin. Kur çdo qytetar në vend mësoi me prova e fakte se Edi Rama ka inkriminuar parlamentin me persona të dënuar për vepra të rënda penale, për ti përdorur ata si skuadra dhune ndaj opozitës, mbarë opinioni publik u trondit.  U trondit opinion publik nga fakti se deputeti i Edi Ramës, Arben Ndoka, ishte dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe rrëmbim personi. Vetëm Edi Rama nuk reagoi, a thua sikur gjithçka ishte normale dhe kishte shkuar sipas planit”, deklaroi deputetja e PD-së.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro

Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro