PD: Edi Rama rizgjedh Arben
Ndokën, injoron Sekretarin Kerry

PD: Edi Rama rizgjedh Arben<br />Ndokën, injoron Sekretarin Kerry
Kryetari i Departamentit të Sigurisë në Partinë demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po injoron Sekretarin Amerikan të Shtetit, ndërkohë që po mbështet Arben Ndokën, duke treguar kështu se, ai ka zgjedhur krimin, jo partnerët ndërkombëtarë, trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët.

Këto akuza, Alibeaj i bëri nga foltorja e Partisë Demokratike, ku bëri publike edhe disa foto, ku shihet qartë Arben Ndoka në shoqërinë e Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ja deklarata e tij e plotë
Mimi Kodheli pati rastin të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry, i cili theksoi si sukses ligjin e dekriminalizimit.
Dy ditë më pas, ministrja e Edi Ramës shfaqet me Arben Ndokën, që është objekt i dekriminalizimit, një nga arsyet pse kjo nisëm e opozitës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u bë ligj.
Ja ku është fotoja e ministres së mbrojtjes me ish-deputetin, që dekriminalizimi e largoi nga parlamenti, por jo nga Edi Rama i cili i ka besuar qeverisjen e Lezhës të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi.
Jo vetëm kaq, por PS-ja e Lezhës tha dje se Ndoka është krenaria e saj.
Dy ditë pas vizitës së Kerrit, Edi Rama vazhdon të sfidojë mesazhin e tij, kërkesën e Shteteve të Bashkuara të amerikës, të miqve ndërkombëtarë dhe kërkesën e qytetarëve të vendit për pastrimin e politikës nga krimi.
Dy ditë më parë, Ndoka prezantoi prefektin e Lezhës. Dje ai u shfaq me Ministren e Mbrojtjes.
Pra është e qartë. Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën, dhe jo sekretarin Kerri.
Ka zgjedhur krimin, dhe jo partnerët ndërkombëtarë.
Ka zgjedhur trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli