PD: Edi Rama urdhëron dhunën
ndaj opozitës dhe thellon heshtjen
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për dhunën sipas saj të ushtruar nga deputetët e majtë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri.
Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për dhunën sipas saj të ushtruar nga deputetët e majtë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri.
Deputetja e PD, Majlinda Bregu tha se pavarësisht denoncimeve të bëra nga opozita, kryeministri dhe qeveria vijojnë të heshtin. Bregu dënoi sipas saj edhe presionet e kërcënimet në drjetim të zëdhënëses Laura Vorpsi po nga deputeti Arben Ndoka.
Ditën e sotme kreu i PD Lulzim Basha i ka dorëzuar personalisht Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lalla padinë ndaj deputetëve Ndreu e Ndoka, për dhunën sipas PD të ushtruar ndaj Strazimirit.
Më poshtë fjala e plotë për shtyp e Majlinda Bregu:"E gjithë shoqëria, mbarë qytetarët flasin dhe janë të revoltuar nga goditjet fizike, nga dhuna ndaj deputetëve të opozitës, nga kërcënimi me jetë i përfaqësuesve të Partisë Demokratike, prej deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të porositur, frymëzuar dhe urdhëruar nga Edi Rama. Qytetarët janë të tronditur nga kërcënimi banditesk që deputeti Ndoka i ka bërë, zëdhënëses së Partisë Demokratike, Laura Vorpsi. Çdo ditë, po konfirmohet se Edi Rama ka ngritur një mekanizëm dhune e kërcënimi ndaj opozitës, ndaj fjalës së lirë. Edi Rama, shefi i përfaqësuesve të botës së krimit që godasin e kërcënojnë opozitën, hesht, bën shurdhin dhe të paditurin. Partia Demokratike i bën edhe një here të qartë Edi Ramës, se e mban atë personalisht përgjegjës, politikisht, ligjërisht e në mënyrë të gjithanshme, për çdo aktdhune e kërcënimi ndaj përfaqësuesve të opozitës. Partia Demokratike, është më e vendosur se kurrë që çdo ditë të bëjë transparencën e lidhjeve kriminale të Edi Ramës, dhe përfshirjen e krimit në nivelet më të larta të mazhorancës. Partia Demokratike bashkë me të gjithë shqiptarët e lire nuk do të lejojë që Shqipëria të kthehet në një oligarkitë mafias kriminale të Edi Ramës. Partia Demokratike do të jetë çdo ditë në krye të misionit të saj për të mos lejuar që Edi Rama dhe banditët e tij, të varrosin ëndrrën europiane të shqiptarëve." tha Bregu
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Itali/ Zjarr në një platformë nafte në det, roja bregdetare evakuon punëtorët (VIDEO)
22 Janar, 19:29
-
Softa: 21 Janari plagë e hapur, e kthyer në betejë politike! Të pyeten ata që kishin akses te serverat dhe të analizohen bisedat në radio
22 Janar, 19:21
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zyrtare/ Mesfushori i Tiranës firmos te Bologna, kryeqytetasit arkëtojnë 250 mijë euro
22 Janar, 19:02
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41