PD nxjerr dokumentet: Edmond Bego, mik i Ballës fitoi 14 mln euro nga tenderat. Prokuroria hesht

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi në një deklaratë për shtyp akuzoi sërish biznesmenin Edmond Bego, i cili u la i lirë pak ditë më parë nga autoritetet greke, pasi rezultoi të mos ishte në kërkim nga Italia.

Boçi thotë se ky person është përfitues i tenderave publikë me vlerë 14 milion euro për shkak se është mik i Taulant Ballës. Për të faktuar këtë Boçi nxori edhe disa dokumente të tjera. Sipas tij, pavarësisht fakteve Prokuroria hesht sepse i shërben pushtetit.

Dokumenti i parë i botuar nga Boçi

Dokumenti i dytë i botuar nga Boçi

 

 

"Prokuroria hesht, pavarësisht se Partia Demokratike ka paraqitur fakte që provojnë shkeljen e ligjit për t’i dhënë të paktën 14 milionë euro mikut me 5 emra i Taulant Ballës. Neni 45 i Ligjit për Prokurimin Publik parashikon qartë përjashtimin nga një punë me para publike të çdo ofertuesi, kur ka të dhëna se ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për pjesëmarrje në organizata kriminale. Prokuroria hesht si shërbëtore besnike e krimit me pushtet, pavarësisht se miku familjar i Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg si trafikant i rrezikshëm droge, ka përfituar pasuri nga disa punë publike në kundërshtim me ligjin, duke nisur me 10 milionë euro nga rruga e re Tiranë-Elbasan. Vetëm në 7 muajt e parë të këtij viti, nën mburojën politike të Taulant Ballës dhe më shkelje të plotë të ligjit të prokurimt publik, që skualifikon automatikisht të dënuarit, pjesë e organizitave kriminale, trafikanti i drogës ka përfituar:

• 641 milionë lekë nga OST për mirëmbajtje rrjeti

• 1 miliard lekë sërish nga OST për nënstacionin Librazhd

• 3 miliardë lekë nga OSHEE për disa kabina elektrike
Dhe, pavarësisht faktit që i ka përfituar 10 milionë ruro dhe 6.4 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që skualifikon të dënuarit, anëtarë të organizatave kriminale, si miku i Taulant Ballës, prokuroria hesht"

Luçjano Boçi, deputet i PD

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veshgjati Viçidolit: 25/08/2018 21:19

    Mos ka ndodh gje nga magazina?

    Përgjigju
  • Ebasonci: 25/08/2018 12:35

    Te shikojme REZULTATE t e mbledhjes ne vlore se ka sera se Taulant Balla do shkarkohet nga detyra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë