Kush është Edmond Bego, biznesmeni i dënuari për trafik droge me vila luksoze dhe gurore

Kush është Edmond Bego, biznesmeni i dënuari për trafik droge me vila luksoze dhe gurore

Edmond Bego vitet e fundit është kthyer në një nga biznesmenët më të përfolur dhe të akuzuar edhe nga opozita shqiptare, përfolur si miku i Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Edmond Bego ka dy vila në kompleksin luksoz "Rolling Hills", në pronësi të kompanisë së inerteve Express sh.p.k, si edhe koncensione pasi është pronar i disa guroreve. Ai është hetuar disa herë për pasurinë por në asnjë rast nuk ka pasur një rezultat bllokimi të pasurisë së tij. Por tashmë pritet se si do të jetë rrugëtimi i tij si subjekt i OFL-së. 

Sipas Operacionit Forca e Ligjit, ai është i dënuar në Itali me 11 vjet burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge, heroinë dhe kokainë. Vendimi nga drejtësia italiane është marrë më 26 prill 2007 fillimisht me 27 vjet e 9 muaj, i ulur në 18 vjet e 5 muaj, dhe së fundi si përfitues nga amnistia e 2009-ës është dënuar me  11 vjet heqje lirie. Për të njëjtën çështje në Itali, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe me emrin Manoli Bega.

Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet. Në njoftimin e policisë 9 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu në njoftimin e policisë të dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatë kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim.

Ai është ndaluar në vitin 2018 nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, ku u arrestua për llogari të autoriteteve italiane por mbi urdhër-arresti tashmë të skaduar. Ai u ndalua me një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega, siç e ka edhe sot, me anë të së cilës kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Ky ndalim ndezi skenën politike në atë kohë pasi nga ana e opozitës pati akuza për lidhje të forta të Begos me Partinë Socialiste dhe sidomos me numrin dy të kësaj partie, sekretarin e Përgjithshëm Taulant Balla.

PD akuzoi Ballën se ka lidhje të ngushta me Begon nga e cila ai ka përfituar tenderë. Taulant Balla, u akuzua nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji se ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me makinën e tij, por edhe me charter në disa vende me Edmond Begon.

I gjendur përballë akuzave të opozitës se është ortaku i tij në biznes, Balla sqaroi se e njeh familjarisht, por nuk di që ku personazh të ketë pasur ndonjëherë mburojë politike.


Lajmi kryesor:

OFL i kërkon të justifkojë pasurinë Edmond Begos, i përfolur si miku i Taulant Ballës


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente

'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente