Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD

Berisha emëron gjeneralin Piro Ahmetaj koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD

Piro Ahmetaj

Partia Demokratike ka emëruar sot Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s” në këtë parti.

Emërimi i Gjeneralit Ahmetaj, në këtë post është bërë nga Sali Berisha. Ahmetaj është një ushtarak me ekperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdheniet me ShBA/NATO.

36-vjet nën uniformë, Gjeneral Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s. Mbas daljes në rezervë në 2020 u angazhua, si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD. 

‘Ai mbetet zë i njohur në komunitetin e sigurisë kombëtare në rajon dhe në selitë e sigurisë në Ëashington, Bruksel dhe Kolegjin e NATO-s, ku është diplomuar’, thotë zyra e shtypit dhe komunikimit e PD.

 

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qori: 21/01/2025 13:54

    Ku e kane gjetur kete murxho dhe kete mëmëligje,si kulaç i ftohte?ky do na perfaqesoje ne ne NATO,qe duket si roja e shkolles se nates?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë