/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka deklaruar sot se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë rreth 4.6 lekë për kilovat orë, pra rreth 22 për qind më shumë dhe do të prekë 75 për qind të popullsisë, pjesën më të varfër e të pamundur.
"Rritja e çmimit të energjisë vjen në një kohë kur mijëra vende punë janë humbur, kur varfëria është rritur, kur taksat janë rritur, kur çmimet janë rritur dhe jetesa është shtrenjtuar", ka deklaruar sot në një prononcim për mediat drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore ne PD, Zana Guxholli.
Ajo u shpreh se "më në fund rritja e cmimit të energjisë u shpall. Ata që nuk kanë, do të paguajnë më shumë, dhe ata që kanë, do të paguajnë më pak. Edi Rama premtoi në fushatë ulje drastike të cmimit të energjisë, por në fakt po e rrit. Jo vetëm po rrit çmimin, por me fatura abuzive në kurriz të qytetarëve po mbulon gropën financiare me aferën korruptive 600 milionë euro që firmosi me kompaninë CEZ".
/Shqiptarja.com