PD: Hetim Kodhelit për rastin 'Feka'
Ministrja: Ju e gradonit e trajnonit!

TIRANE - Ngjarja në Malaga të Spanjës pak javë më parë ku mbeti i vdekur majori Sokol Feka teksa transportonte 1 ton marihuanë ka zbritur në Kuvend përmes një interpelance të kërkuar nga Partia Demokratike me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në përgjigje të pyetjeve dhe akuzave të ngritura Kodheli është shprehur se majori Feka ka qenë i dënuar disa herë për largim pa leje dhe mos paraqitje në repart nga viti 2005 deri në 2013 madje për këtë ish-qeveria duhet të japë shpjegime që përpos denimeve i është besuar roli i majorit. 

Pjesë e akuzave të Ministres kodheli është bërë edhe shërbimi informative ushtarak dhe policia ushtarake kur major Feka ka kërkuar të marrë çertifikatë sekrete të sigurisë .

”Dëshiroj të ndalem tek karriera e ushtarakut Feka. Pas transferimit të tij në Farkë edhe ai si gjithë të tjerët, iu nënshtrua trajnimeve. Këtu nisin edhe dritëhijet e majorit Feka. Ai rezulton se është dënuar 2 herë: më 18 nëntor 2005 dhe në vitin 2007 për largim pa leje nga vendi. Në të dy rastet ai e ka pranuar fajin dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në të dy herët është dënuar në bazë të Kodi Penal. Atij, në dy raste  për mosparaqitje në punë i është bërë ndërprerja e pagës për të gjitha rastet e mosparaqitjes në punë. Në datën 16.01.2009 komandanti e ka gjobitur për mosparaqitje në detyrë. E megjithëse ky individ ishte dënuar nga Gjykata, ai propozohej për trajnime. Dhe këtu kolegë të opozitës, pyetjet që ia drejtoni qeverisë, të ia drejtoni vetes. Sqaroni veten se pse kontrolli civil në vitet 2005-2008 nuk i mori parasysh këto fakte.” Tha Kodheli
 
Por kaq i ka mjaftuar deputetit demokrat Gent Strazimiri që kundërakuzoi ministren duke u shprehur se Feka ka qenë i besuari i ministres. Madje Strazimiri kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar veprimtarinë e ministres 


Ora 11:41 Strazimiri: Të tradhëton fytyra e zbehur për këto që the, hallin e ke të madh, të ka plasur bomba dhe ju keni vetëm një model, ambasadën sovjetike, kërkoje Mimi se do ta gjesh. Ka disa vite qe Traktati i Varshavës ka ngordhur, e gjete ushtrinë në NATO, mbaje të paktën mos e nxirr andej.

Ora 11:40 Kodheli: Unë refuzoj të ulem në nivelin e parafolësit. Populli shqiptar ka një proverbë. Thotë: “Ju paçi faqen e zezë për këto që thoni”
 
Ora 11:30 Kodheli: PD harxhoi gjysmë milionë euro për trajnimin e tij, pavarësisht shkeljeve që kishte
 
Lidhur me të këto shkelje, Kodheli s enë këtë mënyrë është bërë që që në kohën e PD, elita e FA të kapej nga krimi. Kjo pasi sipas saj është shumë e çuditshme që një persona me precedent penal dhe shkelje të rregullores në të kaluarën, është propozuar vazhdimisht për trajnime e gradime. Dhe të gjitha këto siç theksoi Kodheli janë kosto për shtetin, të cilat në rastin e Fekës kanë kapur vlerën e rreth gjysmë milioni euro.

Ora 11:20 Strazimiri: Feka i preferuari i ministres, Kodheli e çoi në trajnim
Deputeti demokrat Gent Strazimiri akuzoi drejtpërdrejtë ministren Kodheli se ka favorizuar majorin Sokol Feka edhe pse sipas tij, ministrja i ka njohur problemet dhe dënimet që piloti kishte marrë. Strazimiri tha se ka qenë vetë ministrja Kodheli e cila e ka çuar në trajnime dhe specializime jashtë vendit. 
“Fakti që Feka ishte njeri i besuar nuk është gënjeshtër, certifikimi i tij nga kjo ministre e tregon preferencën. Ishte trajnuar kur duheshin vetëm 4 veta për këtë specializim. Nga përzgjedhja Feka nuk ishte ndër katër personat, në fund kapiteni që duhej të shkonte nuk vajti dhe ky u zëvendësua nga ministrja me majorin Feka si i besuari i ministres. Ministrja e dinte që ishte dënuar. Të gjitha problemet e meritat e tij i kemi me letra, domethënë që sistemi ka funksionuar, por këtë radhë nuk funksionoi dhe proçka është shumë e madhe”, tha deputeti demokrat. 

Sipas Strazimirit, fjalimi i ministres nuk dha informacionet e duhura mbi atë që demokratët kërkuan interpelancën.


“Nuk u habita nga performanca e ministres këtu. Ministrja nuk dha përgjigje, por bëri pyetje. Është vetëm çështje modelesh asgjë tjetër, ende sot nuk ke kurajën të japësh informacione për ngjarjen. Por dhe një informacion pa dashje duke dashur të përbaltësh paraardhësit. The dokumentacioni tregon se sistemi nuk ka funksionuar. U përpoqe t’ia lësh ministrit të PD, Gazmend Oketa që sot nuk i përmendet emri se është aleat në qeverisje”, tha Strazimiri.
 
Ora 11:22 Kodheli: Feka mori çertifikatën e e sigurisë së NATO, pavarësisht se ishte me precedent penalë dhe pa doukemente
 
Kodheli u ndal edhe në parregullsitë e pajisjes së majorit Feka me çertifikatë sigurie nga NATO, dhe që kërkon një person pa precedentë penalë, pasi do të ketë informacione lidhur me operacione sekrete. Por sërish edhe në këtë rast Kodheli nënvizoi se ka dritëhije lidhur me pajisjen e Fekës me këtë çertifikatë, kjo si për të shkuarën e tij, ashtu edhe për dokumentacionin e këkruar.
 
Siç shpjegoi Kodheli, për të marrë një çertifikatë sigurie kërkohen 25-60 ditë të verifikimit të dokumentacioneve dhe të shkuarës së personit, por edhe pse kjo është dashur të bëhet si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga Shërbimi Informativ Ushtarak, sërish këto institucione nuk kanë vënë re asnjë parregullsi.
 
Jo vetëm kaq, por Shërbimi Informativ Ushtarak duhej të kryente edhe një intervistë me majorin Feka, të cilën nuk e ka kryer. Sipas Kodhelit, majori kishte edhe mangësi në dokumentacione, ku nuk kishte paraqitur dëshminë e penalitetit apo edhe vërtetim gjykate.
 
Por edhe pse këto dokumenta kanë munguar, sërish është lëshuar shkresa që Sokol Feka të pajiset me çertifikatën e sigurisë së NATO.
 
 
“Shpjegoj se ai ka marrë çertifikatën e sigurisë në NATO. Me këtë çertifikatë atij i bëhet njohja me operacione me sekret të certifikuar. Pasi plotësohet dokumentacioni i kërkuar, bëhet verifikimi i tyre. Strukturat e sigurisë, pas verifikimit, Ministria e Mbrotjes e dërgojnë dokumentacionin në Shërbimin Informativ Ushtarak. Ky i fundit me mbërritjen e informacionit niste verifikimin. Dhe ky verifikim bëhej nga 25-60 ditë verifikim, në varësi së sa sekret është. Major kishte nivel të zgjeruar sekret, që përfshinte verifikim të tij, të familjes, dhe të të gjithë të dhënave, arkiv që dispononte Policia e Shtetit, SHIU. Përmes intervistës duhej të kishte edhe një dokument shtesë. Major Feka duhej të paraqiste dëshmi penaliteti dhe vërtetim gjykate. Majori ka paraqitur vetëm një dokument të lëshuar më 18.01.2013 që vërteton se ai nuk ka precedent penalë, nga datat 01.01.2013-18.01.2013. Dokumentat çuditërisht nuk kanë pasur të dhëna për të shkuarën e tij. Majori nuk figuron person me precedent penalë. Nuk rezulton të ketë pengesa për ta pajisur me çertifikatë të nivelit të sigurisë në NATO. Intervista parashikon verifikimin e zgjeruar. Ky proces nuk është realizuar nga SHIU në atë kohë. Mbi bazën e këtyre informacioneve është përgatitur shkresa për ta pajisur majorin me çertifikatë. Gjithkush po të pyetej për të, do të kishte diçka për të thënë. Më vjen keq por kjo është një çështje modelesh, një mënyrë qeverisje.” nënvizoi Kodheli
 
kodheli


Ora 11:20 Kodheli: Fekën superiori nuk e propozoi për gradim, por sërish u gradua
Më tej Kodheli bëri të ditur se në vitin 2009, edhe superiori i tij kishte propozuar që majori të mos gradohej, por sërish kjo nuk është marrë parasysh, teksa është bërë gradimi i Sokol Fekës.
 
“Në vitin 2009, superiori i tij vlerëson të mos gradohet Feka, dhe pavarësisht kësaj ai është graduar. Pra ata mbyllnin një sy për disiplinën e dobët të një piloti. Por një ushtarak të mirë nuk të bëjnë vetëm atributet në punë, por më e rëndësishmja është disiplina. Megjithë problemet, majori edhe u dekorua tre herë gjatë kësaj periudhe.” tha Ministrja
 
 
Ora 11:10 Kodheli: Feka i dënuar 2 herë në kohën e PD për dalje pa leje nga Shqipëria
 
Sokol Feka, majori i Forcave të Armatosura i cili humbi jetën rreth 2 javë më parë gjatë një tentative për të transportuar rreth 1 ton marijuanë me helikopter për në Spanjë, është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i dënuar edhe 2 herë të tjera nga Gjykata e Tiranës për dalje pa leje nga Shqipëria.Ky fakt është bërë i ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e thirrur në interpelancë nga ana e Partisë Demokratike lidhur me përfshirjen e majorit Feka në trafik narkotikësh.
 
Në fjalën e saj Ministrja Kodheli theskoi se majori Feka është larguar pa leje edhe në dy raste të tjera, në vitin 2005 dhe 2007, dhe madje ai e ka pranuar fajin duke kërkuar edhe gjykim të shkurtuar.
 
Por pavarësisht se majori Feka ishte një ushtarak me precedent penalë, dhe i dënuar dhe herë të tjera për thyerje të rregullores, sipas Kodhelit çuditërisht të gjitha këto nuk janë marrë parasysh nga strukturat përkatëse të cilat kanë bërë gradimin e tij, si dhe propozimin që Feka të merrte pjesë në trajnime të ndryshme.
 
“Jam informuar nga Ministria e Jashtme dhe kam kërkuar nisjen e hetimeve. Strukturat u vunë në lëvizje, dhe patëm një informacion të hidhur, majori ishte larguar pa marrë leje, të cilat janë të detyrueshme për çdo ushtarak. Dëshiroj të ndalem tek karriera e ushtarakut Feka. Pas transferimit të tij në Farkë edhe ai si gjithë të tjerët, iu nënshtrua trajnimeve. Këtu nisin edhe dritëhijet e majorit Feka. Ai rezulton se është dënuar 2 herë: më 18 nëntor 2005 dhe në vitin 2007 për largim pa leje nga vendi. Në të dy rastet ai e ka pranuar fajin dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Në të dy herët është dënuar në bazë të Kodi Penal. Atij, në dy raste  për mosparaqitje në punë i është bërë ndërprerja e pagës për të gjitha rastet e mosparaqitjes në punë. Në datën 16.01.2009 komandanti e ka gjobitur për mosparaqitje në detyrë. E megjithëse ky individ ishte dënuar nga Gjykata, ai propozohej për trajnime. Dhe këtu kolegë të opozitës, pyetjet që ia drejtoni qeverisë, të ia drejtoni vetes. Sqaroni veten se pse kontrolli civil në vitet 2005-2008 nuk i mori parasysh këto fakte.” theksoi në fjalën e saj Kodheli

Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati