PD i kërkon ambasadorit të Bashkimit Europian azil politik për Xhisiela Malokun

Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike ka dërguar një kërkesë të çuditshme në adresë të ambasadorit të BE-s, Luigi Soreka për t’i garantuar azil politik Xhisiela Malokut dhe familjes së saj, pavarësisht se kjo e fundit nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

Ina Zhupa, thekson se Xhisiela Maloku ka nevojë më shumë se kurrë për mbrojtje pasi dhunuesi i saj, tashmë i arrestuar, është djali një deputeti.  “Ju paraqes kërkesën time që ta ndihmoni me anë të zyrave tuaja përkatëse që vajza të ketë mbrojtje dhe të sigurojë azil politik në një nga vendet e BE, bashkë me nënën dhe të motrën e saj. Vajza ka nevojë më shumë se kurrë për mbrojtje”. Në këtë letër Ina Zhupa parashtron se, rasti i Xhisiela Malokut është ndryshe nga raste të tjera dhune.

“Ndryshe nga raste të ngjashme ku për viktimën gjendet drejtësi në polici dhe në prokurori e më pas në gjykatë, në këtë rast nuk është kështu sepse dhunuesi rezulton të jetë djali i një deputeti, që përfaqëson partinë në pushtet. Dhunuesi, Rexhep Rrahja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrahja u arrestua vetëm dy muaj më vonë, pasi u desh dëshmia publike e një nënkomisari që është në azil pas presioneve të personave politike që do ta vrisnin po të merrej me zbardhjen e çështjes”.

Kjo kërkesë është e çuditshme për vetë faktin se sipas Konventës Europiane të azilit, në vendet e BE azili kërkohet nga vetë individi në vendin e parë të sigurt që ai mbërrin. Ndërkohë, me këtë kërkesë pavarësisht qëllimit të mirë për të ndihmuar Xhisiela Malokun, hartuesja e kërkesës kthehet në një notere të pakërkuar.










Letra e Ina Zhupes per ambasadorin e BE ne Shqiperi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 02/10/2018 16:54

    Partia e azilit politik! Deshperimi i PD arrin deri aty sa kerkon azil per njerezit qe i keqperdor per qellime politike.Turp...

    Përgjigju
  • sifi: 02/10/2018 16:29

    Xhisiela ju nxorri bllof ne mashtrimet e s juaja dhe nu doni me cu me zor ne azil . Ajo ja dhjeu troc , se e perdoret oer qellime politike . Shkoni qerohuni madhtrusa . Po vjen data 10 Tetor fhe Luli , Collaku dhe polici ne azil do pergjigjen para gjykates per mashtrim me deputetin Balla

    Përgjigju
  • Erik: 02/10/2018 16:28

    O po keta te PD-se jane gallate deri ne neveri. Vajza thote nuk dua mbrojtje e asgje, keta i thone BE-se jepu azil politik. Nese vajza e kerkon vete, as 10 minuta nuk zgjat procedura dhe s'ka nevoje per avokatine e PD-se. Po per Shamikuqen e Kamzes keni ndonje koment ju te PD-se? Ka fituar azil ne Belgjike, ndersa Xhelal Mziu eshte ende Kryetar Bashkie.

    Përgjigju
  • Popull bagëti: 02/10/2018 16:26

    Jo vetem Xhensilës azil, por gjithë lagjes, shoqeve, shokëve të gjithëve ju takon azili...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja