TIRANE- Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Dibrës informacion për Dosjen 184 për krimet zgjedhore në bashkinë e Dibrës. Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se sipas saj, atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër nga ana e qeverisë Rama.
PD kërkon informacion në lidhje me hetimin e dosjes 184, nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo mos kompetencë për ta kaluar në SPAK dhe njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.
“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.
Dosja me nr.184 është një nga çështjet më të nxehta të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila u mbajt për tre vite të Krimet e Rënda dhe në fund çështja u transferua në vendin e krimit, në Dibër, për shkak se Krimet e Rënda nuk provuan gjatë tre viteve akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Në këto kushte prokurorët e krimeve të rënda shpallën moskopetencën dhe dërguan dosjen për hetime të mëtejshme në Dibër.
Një natë më parë u shkarkua nga detyra, shefi i Rrugores Dibër Robert Aga, i përfshirë në përgjimet e Bild, për shkak se vëllai tij Pajtim Aga u arrestua pas goditjes së një grupi që sillte drogë në formë çokollate nga Greqia për ta dërguar drejt vendeve europiane.
Kërkesa e PD
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66%
-
Të gabuar
23.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja për kryetare në Degën nr. 2 të PD akuzon për manipulim zgjedhjesh! Ina Marku: Kush i solli votuesit nga Kukësi në Tiranë...?!
16 Janar, 17:30
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Pezullohen zgjedhjet, Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër! Për herë të parë drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46