I vëllai u arrestua për trafik droge, shkarkohet nga detyra shefi i Rrugores së Dibrës që doli tek përgjimet e Bild

DIBER- Shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra mbrëmjen e djeshme, pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua për trafik droge. Robert Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184. Në përgjime Aga flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari i tij.

Pajtim Aga ishte pjesë e grupit me 7 të arrestuar që u godit mbrëmjen e djshme të cilët merrnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në Greqi dhe e sillnin në Shqipëri përmes pikë kufitare të Konispolit, nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për t'u nisur më vonë në një qytet në veri të vendit dhe për t'u trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:27
U arrestua për trafik droge, vëllait të shefit të Rrugores Dibër i rrëmbyen djalin një vit më parë

1579350714_mato.jpg

Pajtim Agës, të arrestuarit për trafik droge një natë më parë i kanë rrëmbyer djalin 21-vjeçar Mateo Aga më shumë se rreth një vit më parë. Të afërmit e tij thanë asokohe në emisionin Pa Gjurme se i riu nuk kishte pasur telefon me vete dhe bisedat i bënte nga telefonët e shokëve. Ata dyshonin se i riu kishte dalë nga shtepia, pasi është thirrur nga ndonjë shok. Nga ai moment familjarët nuk kanë asnjë informacion për djalin për të cilin dyshojnë se është rrëmbyer. Mateo Aga është edhe nipi i Shefit të Rrugore Dibër i cili u shkarkua një natë më parë pas arrestimit të të vëllait.

Humbja e Mateo Agës, biseda telefonike e të atin në emisionin Pa Gjurmë
Ora 12:51
'Jam ushtari jot'! U shkarkua pas arrestimit të vëllait për trafik droge, PËRGJIMET e Bild ku shefi i Rrugores Dibër flet me Saimir Tahirin

1579348477_tahiriaga.jpg

Robert Aga, drejtori i Policisë Rrugore Dibër i cili u shkarkua mbrëmjen e djeshme pas arrestimit të vëllait të tij për trafik droge. Ai doli pak muaj më parë në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës, që janë edhe pjesë hetimeve të dosjes 184. Aga doli pak muaj më parë në përgjimet e Bild teksa fliste me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri i cili e falenderon për angazhimin, ndërsa Aga shprehet se nuk ka nevojë për falenderim pasi është ushtari i tij.

Robert Ago: O shoku im si je
Xhemal Qefalia: Ej jam me nje tavoline kështu. Ku ke qef me shku ti në Bulqizë a?
Robert Ago: Po. Kush të tha ty?
Xhemal Qefalia :Ok hajt , cao . Jemi këtu me kryeministrin  dhe ministrin
Robert Ago: Jo, unë ju garantoj tu jap cfarë t'iu dojë qefi
Xhemal Qefalia: Sepse mos bim atë Arben Keshin aty , si thu ?
Robert Aga: Po mirë me.
Xhemal Qefalia :Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?
Robert Ago :Po më gjete nai dashnore, çi dua fotot
Xhemal Qefalia Pse e mbylle, ja ta nxjerr i cik ministrin se na cave b** , foli. Ej foli një çik këtij shefit të komisariatit Bert Agës.
Saimir Tahiri: Alo, o Bert.
Robert Aga: Mirmroma si je ?
Saimir Tahiri:Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falënderoj unë ty. Nuk shkon kjo .
Robert Aga: Jo të lutem .
Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjyer
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin, je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim
Saimir Tahiri: Je i madh , edhe mos e rruj k*** për atë që thonë ata se s'na e ha t*** për ata legena.
Robert Aga: Unë jam ushtari jot
Xhemal Qefalia Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut
Ulsi Manja: Ku je mer vlla?
Robert Aga:Në Peshkopi ? C'bëni mo ?
Ulsi Manja:Hic më me kryeministrin.
Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .
Ulsi Manja: Ku mer ?
Robert Aga: Te Bulqiza, po u ndërruam .
Ulsi Manja:Ne themi për të shkosh për  ma lart meër burrë .
Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu, bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë ne bëjmë llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë mirë…
Ulsi Manja: Mbaje me xhemalin në koerent se këtë kemi organizuar si kryetar komisioni .
Robert Aga:Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: oo Xhemalii  Komisionit të sigurisë , e keni si shef sot dakord.
Robert Aga:Ai thotë jam ushtar i Bertit , Berti ka qenë komandanti im.
Ulsi Manja:Në rregull në rregull.
Xhemal Qefalia: Hëmër ti se mça t*** mu , kush jam unë ?
Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o k***?
Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im , mos më çaj k**mu , do të qis  Ramën , ti folësh Ramës ?
Robert Aga:Po lëre o vlla tashi , shif tma bosh ato shkresën nga Bulqiza .
Xhemal Qefalia: Mos na çaj b** tashi . a je shoku im ? Mos na çaj b**..
Robert Aga: Unë ashtu kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao 

Ora 11:42
Drogë në formë çokollate, arrestohen vëllai i shefit të Rrugores Dibër që doli në përgjimet e 'Bild' dhe 6 të tjerë/ EMRAT

1579351176_policiaarrestimnaten11.jpg

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion  anti-drogë të zhvilluar në 5 qytete,  pas disa muajsh hetime dhe përgjime për trafik droge. Gjatë këtij operacioni në pranga ka rënë  Pajtim Aga, vëllai i shefit të Rrugore Diber Robert Aga, emri i të cilit doli pak kohë më parë në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”, si dhe 6 persona të tjerë.

7 personat e arrestuar Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Devis Mija,Fatjon (Paulin) Dodaj, Marsisa Piperi dhe Arjet Halilaj merrnin lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në Greqi dhe e sillnin në Shqipëri përmes pikë kufitare të Konispolit, nëpërmjet dy personave që jetonin në Gjirokastër.

Me pas lënda narkotike transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për t'u nisur më vonë në një qytet në veri të vendit dhe për t'u trafikuar jashtë Shqipërisë. Gjatë operacionit u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Pajtim Aga rezulton i arrestuar edhe më parë pasi është kapur me lëndë narkotike. Në shtator 2016, ai u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë

Njoftimi i plote

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “TRANZIT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe DVP Dibër.

Vihen në pranga 7 persona.

Sekuestrohen 32.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa në formë çokollate.
  
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe DVP Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, si rezultat i të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Edmond Rajta, 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Pajtim Aga., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Shkëlzen Mazari 51 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë, i dënuar për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Devis Mija, 20 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë. 

Fatjon (Paulin) Dodaj, 37 vjeç, banues në Shëngjin. 

Marsida Piperi, 32 vjeçe, banuese në Gjirokastër. 

Arjet Halilaj, 38 vjeç, banues në Lezhë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër. 

Me pas lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sahit: 25/11/2021 03:18

    Robert Aga eshte nje supermashtrues, nga me te paaftet ish oficer ushtrie. Me dallavere e allishverishe eshte fut sa ne polici, sa ne SHISH. Shif si i thote Xhemolit te komisionit te sigurise u jap ca te doni ju. Dhe aty ishte gjithe kupola aktuale e shtetit te sotem me edvin drogen ne krye. E kuptoni ku jemi, ku eshte shteti shqiptar.

    Përgjigju
  • Ilo: 18/01/2020 18:22

    Turp per budallalleqet me oke te shkrimit qe bejne lemsh edhe komentuesit, Robert Aga eshte nje djale me nje familje te shkelqyer te gjithe jeten e tij ka sherbyer ushtarak si ne ushtri edhe ne forcat e Rendit madje ne vitin me te veshtire 1997 ai nuk e braktisi detyren sic bene shume ish kolege te tij qe sot I ke ne pozicione te larta drejtuese te Pol Se Shtetit, lerini budallalleqet, nuk mund te mbaje Roberti pergjegjsine per te vellain as per djalin e tij eshte turp kjo fryerje kaq e madhe e ketij problemi qe neser mund ta shfryje gjykata.

    Përgjigju
    • Tahiri: 19/01/2020 00:03

      Ke te drejte. Ky ushtari im donte dhe dashnore si familje e shkelqyer qe eshte. Ky ka zbatuar vetem ligjin kur eshte perfshire ne raportin e SHISH si implikuar ne trafikimin e hashashit, madje dhe i vellai rastesisht u mor me hashash se nuk kane lidhje bashke. Aga ka zbatuar ligjin edhe kur vodhi vota pa patur nevoje ne diber. Eshte ushtari im dhe i Ymer Lales mos i bini ne qafe kot.

  • Populli: 18/01/2020 14:12

    Perse nuk shkarkohet edhe ky njeriu I rrugores se Tiranes si I pa afte dhe rryshfetaxhi

    Përgjigju
  • sifi: 18/01/2020 13:32

    Qe hetohet dosja per zgjedhjet mire behet ,por te thuash, qe bisedat jane investiguar nga gazeta Bild eshte mashtrim. CD u moren nga prokurori militant i PD, dhe ju dorezuan PD e cila ja dha gazetarit te Bild.SPAK duhet te hetoje te gjithe dosjen, se ka dhe pergjime per Noken qe i ve pistoleten ne koke anetarit te PS si dhe i iken posbllokut te policise.Te hetohet po Noka, kur i ve duart ne fyt policit ne drejtorine e policise Tirane

    Përgjigju
  • Tahiri: 18/01/2020 13:17

    Nuk la trafikant dhe vrases pa graduar Saimir Tahiri ne policine e shtetit. Thote jam i pafajshem qorri i bibes kur duhet vite te tera per te pastruar policine e shtetit nga te ketille njerez. Imagjinoni te shkoni te beni nje kallezim tek keta ose te kesh ndonje perplasje private. Te prishun jeten ose te vrasin fare.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA SONE: 18/01/2020 12:54

    Ore jemi kthyer në kohën e enver kriminel hoxhës. Po pse mor burr çfar përgjegjësie ka vllai çfar bën vllai tjetër. Vllai mbase ka lujt menç e duhet të përgjigjet vllai shef policie. Shefi policis ka shpin e fmit e vet. Apo ai duhet ti bëj vllait të tij sa një derr edukst politike o rac hipolite. Kjo është e pa besushme duhet të kthehemi në kohën e diktaturës bjografia. O ZOT çfar gallate çfar store me kta politikan kak që bëjn si njerzit më qelibar të ksaj kore toke. Në një koh që jan jashqitja e ruzullit toksor.

    Përgjigju
  • sebep: 18/01/2020 12:45

    ky esht sebepi por atavqe vodhen votat Spak nuk i prek sepse Spak jane ata qe vodhen votat :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës