PD i përgjigjet Bibës: Duhet të ishe para drejtësisë, trego kush të urdhëroi për shantazhin

PD i përgjigjet Bibës: Duhet të ishe para drejtësisë, trego kush të urdhëroi për shantazhin

Eksperti i PD për cështjet e drejtësisë, Gazmend Bardhi, që ka qenë edhe ish-ministër teknik i PD në qeverisjen e përbashkët vitin e kaluar ka reaguar pas deklaratës së Denar Bibës se do i drejtohet Strasburgut për investigim për përgjimin. Bardhi thotë se Biba nuk duhet të ishte para kamerave, por para drejtësisë, ndërsa akuzoi se qeveria po zbaton skenar kriminal për të bllokuar hetimin e videoregjistrimit.

Deklarata e Gazmend Bardhit
GJEDNJ konfirmon që sjellja e Denar Bibës, me urdhër të Edi Ramës, ndaj gjyqtarit të GJEDNJ-së z. Ledi Bianku, ishte e papërshtashme, ndërsa Denar Biba del para kamerave dhe i thotë shqiptarëve: “GJEDNJ më dha të drejtë, nuk kam ushtruar ndikim të paligjshëm, por takimi ka qenë miqësor”!!!

Madje, guxon dhe shpall edhe vendimin e prokurorisë: “Çështja u zgjidh ligjërisht tha, ska më çfarë të hetohet” #xde02; Fiks i njëjti skenar kriminal që zbaton Qeveria në çdo aferë të saj kriminale – Thuaju shqiptarëve të kundërtën e asaj që thonë provat e faktet e pakundërshtueshme, shpalle me nxitim rezultatin që duhet të ketë hetimi i prokurorisë, mbushi mediat me variantin e saj qesharak, dhe më pas lëre prokurorinë të bëjë sikur do të hetojë, derisa çështja të harrohet! E ndërsa flet, udhëtari i trenit të Ramës, e pranon pa asnjë ndroje: “I kërkova gjyqtarit të na ndihmonte që të pranohej kërkesa e Qeverisë Shqiptare”! A ka prokurori në këtë vend?

Mjafton ky pohim që sot Denar Biba të mos ishte përpara kamerave, por përpara drejtësisë! Atje ka detyrimin të tregojë kush e urdhëroi të shantazhonte gjyqtarin e GJEDNJ-së.  Për sqarim: Një gjyqtari nuk mund t’i kërkohet që të “ndihmojë” në pranimin e një kërkese, sepse pikërisht kjo është qasja e papërshtatshme që evidenton GJEDNJ dhe që në ligjin shqiptar njihet si ndikim i paligjshëm. Për efekt të ligjit, nuk ka rëndësi nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara. Mjafton paraqitja e kërkesës së papërshtatshme dhe vepra penale është konsumuar.

Qeveria është palë në proceset në GJEDNJ dhe një gjyqtari nuk mund t’i kërkohet të ndihmojë një palë në proces për pranimin e kërkesave të saj, për mosshqyrtimin e çështjeve individuale në gjykatë! Kjo kërkesë e një pale (Qeverisë në këtë rast) shqyrtohet nga GJEDNJ në pavarësi të plotë dhe pa asnjë ndërhyrje. Çdo kërkesë për ndihmë ndaj një gjyqtari, është NDIKIM I PALIGJSHËM. P.S: Harroi të sqaronte se çfarë i ofroi gjyqtarit në këmbim të “ndihmës” që i kërkoi! Ndoshta një vend në trenin e Edi Ramës?

 


Lajmi kryesor:

Misteri i çimkës/ Kush e përgjoi Denar Bibën? Kërkohet investigim në Strasburg/ Replikat PD-PS


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur