PD i rikthehet akuzave kundër koncesioneve të dhëna nga qeveria "Rama". Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka bërë publike dy ndryshimet e VKM për koncesionet të cilat sipas saj favorizojnë oligarkët. Duke iu referuar vendimeve, Zhupa thotë se kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet, pa pasur një dëgjesë publike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.
Deklarata të plotë:
Manorva e Ramës me ndryshimin e VKM për koncensicionet (PPP) për të favorizuar oligarkët kliente me oferta te pakërkuara. Qeveria Rama me VKM nr. 696 datë 21.11.2018 ka vendosur të ndryshoj vendimi e mëparshëm nr. 634 date 1.10.2014 “PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE“. Përkatësisht në Nenin 14 te VKM nr. 634 date 1.10.2014 hiqet definicioni i fjales “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar” duke ju mundësuar keshtu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin ne menyre unifikuese idene e tyre te realizuar privatisht nje veper publike. Pra kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet, pa pasur një dëgjesë pulike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.
Ndryshime ka pësuar edhe Neni 15 i VKM që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore gjate procesit te përgatitjes dhe propozimve qe ofrojnë për punët publike. Shuma e vlerës se rimbursuar nga 2% që ishte, qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vleres se perllogaritur qe ju jepet nga qeveria kompanive te cilat propozojne oferta te pa kerkuara. Pra me këto dy ndryshime qeveria Rama, ju shërben më shumë interesit privat të kompanive të privilegjuara sesa interesit publik të qytetarëve.
Nuk jam pro PD , por ne rastin konkret kane te drejte ( megjithse Saliu ne muajin e fundit te qeverisjes ka dhene nje shumice koncensionesh abuzive qe i vuajme sot) pasi koncensionet e pa kerkuara qe ipen me VKM jane kortupsion i gjalle . Koncensionet qe kalojne kohen e mandatit qeverises duhet te miratohen vetem nga kuvendi i Shqiperise . Qeveria riparoi nje prices korruptiv duke i fut ne gare dhe kompanite e tjera , por eshte e kote , se nuk ka vepra te rendesishme per te dhene me koncension .
Përgjigju