PD i shmanget debatit mbi
SHISH, këmbëngul me imunitetin

PD i shmanget debatit mbi <br />SHISH, këmbëngul me imunitetin
TIRANE – Një ditë pas kritikave të Partisë Socialiste dhe Ambasadës Amerikane e cila u shpreh e shqetësuar përsa i përket kohës dhe motivacionit të shkarkimit të ish kreut të SHISH, Bahri Shaqirit, e ndërsa të gjithë prisnin një shpjegim nga Partia Demokratike për këtë kauzë, ajo ka devijuar të gjithë vëmendjen duke këmbëngulur me imunitetin dhe thirrjet ndaj kreut të Ps për të mos e bllokuar këtë proces.

Partia Demokratike tha sot se referendumi popullor për imunitetin “ka futur në panik kryetarin e PS dhe klubin e miliarderëve të kësaj partie”, ndërsa shtoi se pas botimit të pasurive të politikanëve nga ILDKP, kjo kupolë “u nervozua edhe më shumë”.
“Nga të dhënat e ILDKP-së rezulton se vetëm njerit prej antarëve të klubit të miliarderëve dhe konkretisht Fidelit të Partisë, i kishin dhuruar ndër të tjera, tre apartamente në qendër të Tiranës me vlerë rreth një milion Euro apo vetëm nga dividenti i një klubi ku është aksionarë me të tjerë. Ylli i miliarderëve të Partisë Socialiste ka përfituar gjysëm milioni Euro”, tha në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

Shembuj këta, që sipas Bardhit, maskojnë pasuritë e tyre të paligjshme.

Sipas Partisë Demokratike, Rama deklaron se referendumi kërkon miratimin me 2/3 dhe se PS do të thërrasë katër referendume, por kjo sipas PD është thjesht justifikim sepse në të vërtetë “nga heqja e imunitetit u del bishti dhuratave, pallateve, pasurive të paligjshme dhe dividentëve nga trafiqet e tyre kriminale”.

Në përfundim të njoftimit për shtyp, zëdhënësja e PD, Bardhi, sqaroi se thirrja për referendum është në përputhje me kushtetutën dhe se “çdo përpjekje për bllokimin e saj është e dështuar dhe do t’iu rikujtojë qytetarëve betejat e Don Kishot-it me mullinjtë e erës”.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!