Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish ndaj akteve të dhunës së militantëve të Sali Berishës, të cilët me flamujt e Bashkimit Europian dhe të Gjermanisë në duar kanë hedhur molotovë dhe lëndë plasëse kundër kryeministrisë
“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike hedh molotovë me flamujt e BE-së dhe Gjermanisë në duar”, shkruan Balla.
E në fakt pamjet nga protesta tregojnë një kontrast të fortë: nga njëra anë thirrjet e ndërkombëtarëve kundër dhunës, nga ana tjetër dhunë në terren, me pamje si këto të 22 marsit që shkojnë ndesh me mesazhet e delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe ambasadave europiane.
Këto të fundit, vetëm pak ditë më parë, dënuan përdorimin e molotovëve dhe shprehën shqetësim për aktet e dhunës që rrezikuan jetën e qytetarëve.
Ndërkohë, në këtë protestë është vënë re edhe një ndryshim simbolik: flamujt e SHBA-së, vendi që e shpalli Berishën non-grata janë zëvendësuar me ato të BE-së dhe Gjermanisë.
Ky ndryshim lidhet me akuzat e opozitës ndaj qeverisë për bllokimin e procesit të integrimit, konkretisht për çështjen e mosdorëzimit të Belinda Ballukut në SPAK dhe për faktin se opozita pretendon se Gjermania ka ngritur pikëpyetje lidhur me miratimin e raportit të Bashkimit Europian për ecurinë e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim,
Në fund të reagimit të tij, Balla pati edhe një paralajmërim për deputetët e PD-së.
"Deputetët e një partie që paguhen nga taksat e qytetarëve dhe që i vënë zjarrin makinave të Policisë së Shtetit do duhet ta paguajnë dëmin nga pagat e tyre" tha Balla
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me ironi dhe sarkazëm për protestën e Sali Berishës duke publikuar një video me pamje nga ajri
Në videon e shpërndarë prej tij, duket një pjesëmarrje e ulët në protestë, me bulevardin kryesisht bosh dhe vetëm pak grupe njerëzish të shpërndarë gjë që tregon se demokratët nuk po i përgjigjen më thirrjes për rrëzimin e qeverisë.
Në reagimin e tij, Balla e quan Sali Berishën “bufi”, duke thënë se është braktisur edhe nga vetë mbështetësit e tij.
'Kur bufin e braktisin dhe anëtarët e partisë', është mesazhi që përcjell Balla përmes publikimit të videos.
Komente












