PD 'interviston' SPAK, Këlliçi ngre pyetjet: Pse nuk hetoni inceneratorët, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?

Deputeti i Rithemelimit, Belind Këlliçi në deklaratë për media ka ngritur sërish 5 pyetje lidhur me inceneratorët. Pyetjet i drejtohen gjithnjë SPAK, të cilët sipas Këlliçit duhet të hetojë hajdutët e vërtetë të vjedhjes së shekullit të 430 milionë eurove të shqiptarëve.

‘Partia Demokratike do të vijojë edhe sot me “Pesë pyetjet për inceneratorët”. Do të vazhdojmë me to deri kur SPAK të hetojë autorët e vërtetë të ‘masakrës financiare’ të aferës korruptive të inceneratorëve.

Në lidhje me inceneratorin e Tiranës, i cili është edhe më spektakolari në mbrapshtinë e vjedhjes dhe antiligjit, dua të bëj një pyetje për mediat.

U drejtohem televizioneve shqiptare, gazetave e portaleve, ju media e gazetarë. A mundet njëri nga ju, për hir të së drejtës së informimit, t'i tregojë shqiptarëve pamjet e inceneratorit të Tiranës? Ku është? Kush e ka parë? Si duket? Na e tregoni si duket një incenerator.

Nuk mundeni sepse nuk ekziston. Mbetjet e Tiranës futen në landfillin e Sharrës. Aty ku janë futur edhe më parë. I vetmi ndryshim është se fatura shqiptarëve u shkon për incenerim.

Qytetarët e Tiranës sot paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për pastrimin e qytetit dhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk ndodh.

Tani disa pyetje, mendoj krejt bazike, për SPAK-un:

  • 1) Pas gjithë denoncimeve me fakte, data, emra dhe shifra, për një çështje që flitet në çdo mjedis, në parlament, nëpër kafene, në rrjete sociale dhe media, si ka mundësi që gumëzhin gjithë Shqipëria dhe vetëm ju nuk flisni?! Çfarë ju mban gojëmbyllur? Apo më mirë t'ju pyes, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?  
  • 2) Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017, atëherë kur me firmën e tij ndryshoi fatin e kontratës për inceneratorin e Tiranës? Përse ky trajtim i veçantë për Veliajn? 
  • 3) Po Arben Ahmetaj përse nuk trajtohet nga drejtësia? Përse nuk e hetoni? Ka ndonjë status të veçantë?
  • 4) Përse qeveria vijon të disbursojë qindra mijëra euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim?
  • 5) Përse Mirel Mërtiri nuk shpallet person në kërkim ndërkombëtar, njëlloj si miqtë e tij si Zoto e Gugallja? 

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e dorëzuar.

Ne kemi një përfundim për të gjitha këto pyetje: ndodh kështu SEPSE ATA (dmth Rama-Veliaj-Ahmetaj-Balluku-Zoto-Mertiri-Gugallja) I NDAJNE PARATE SE BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?’- tha Belind Këlliçi.

Kujtojmë se, taktika e ‘5 pyetjeve drejtuar SPAK’, nga deputetët e Partisë Demokratike, deri më tani nga Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi nisi më 3 gusht.

Dy deputetët demokratë, u kanë drejtuar në deklaratat e tyre për shtyp nga 5 pyetje SPAK-ut Deri më tani asnjë pyetje e deputetëve nuk ka marrë asnjë përgjigje.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 06/08/2022 19:37

    O Kellic ka ikur koha e diktetit politik ne drejtesi .SPAKU zbaton kushtetuten dhe nuk merret me presionet politike ngado ku vijne . Leri te bejne punen e tyre se disjet po hetohen

    Përgjigju
  • GaziDem: 06/08/2022 13:37

    Kellici jep emra. Tani ata duhet të shkojnë në SPAK dhe të japin një nga këto: (a) të shpjegojnë nëse është e vërtetë apo jo, (b) të ankohen për Kellicin për akuzë publike, (c) ta ftojnë Kellicin të hajë "mish furra me raki"! Hajde Kellici!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan