PD: Ja pse emërimet në
Policinë e Shtetit janë politike
Partia Demokratike ka hedhur akuza sërish ndaj emërimeve në Policinë e Shtetit dhe atë të Burgjeve. Gjatë një konferencë për shtyp, deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka paraqitur disa dokumente.
TIRANË - Partia Demokratike ka hedhur akuza sërish ndaj emërimeve në Policinë e Shtetit dhe atë të Burgjeve.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka deklaruar se, “PD në mënyrë të përsëritur, me qëllim që të ngulisë mirë në mëndjen e çdo shqiptari, denoncon fuqimisht shkeljet e ligjit në emërimet në Policinë e Shtetit dhe vendosjen e kontrollit partiak mbi të. Shkelja e ligjit dhe kontrolli partiak mbi Policinë e Shtetit, janë rrezik i shtuar për demokracinë dhe me pasoja të rënda për jetën e qytetarëve”.
Gjatë deklaratës së tij, Ristani ka bërë publike është disa dokumente, ku sipas tij, të emëruarit në polici janë në kundërshtim me ligjin e Policisë së Shtetit.
Sipas Ristanit, “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk ka shkollimin përkatës për detyrën që ka marrë, nuk ka gradën dhe përvojën që kërkon ligji dhe për më tepër është militant partiak. I ka shërbyer partisë socialiste si numërues i parë i saj në zgjedhjet e fundit elektorale, në Qarkun Tiranë”.
(Në foto: Faksimile e dokumentit të paraqitur nga deputeti i PD, Arben Risani)“Drejtori i SHKB, Arben Skendo, është përsëri një militant partiak. Ai është një nga kontribuesit financiar të fushatës së fundit të Partisë Socialiste dhe renditet në listën zyrtare të donatorëve”, deklaroi Ristani gjatë fjalëssë tij.
Ndërsa, drejtori i Personelit i Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj, militant i Partisë Socialiste, pasi ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste.
Sipas deputetit demokrat, “drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, është arrestuar në 20 prill të vitit 2003 për trafik të qenieve njerëzore, teksa kishte detyrën e shefit të Komisariatit të Rinasit”.
(Në foto: Faksimile e dokumentit të paraqitur nga deputeti i PD, Arben Risani)Gjithashtu Ristani tha se, “dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Sokol Bizhga dhe Altin Qato janë emëruar në kundërshtimin me ligjin sepse nuk kanë gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës, për më tepër njëri nga nën drejtorët është nën efektin e masës disiplinore të marrë ndaj tij”. “Të 12 drejtorët e policisë në qarqe, janë emëruar në kundërshtim me ligjin sepse asnjëri prej tyre nuk ka gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës”, tha në deklaratën e tij, deputeti demokrat, Arben Ristani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15