'PD ka gati ofertën për shqiptarët', Basha nga Lushnja: I japim fund politikës me premtime të ditëve të fundit të fushatës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Lushnja ku mori pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të degës së partisë, ka deklaruar se PD ka gati ofertën për qytetarët shqiptarë, që sipas tij, do të thyejë skepticizmin dhe mosbesimin tek ta.

"Është detyra jonë sublime si Parti Demokratike dhe e askujt tjetër përveç nesh që të vijmë me një ofertë bindëse për qytetarët, diçka që të thyejë e të tejkalojë skepticizmin dhe mosbesimin e mbjellë me mjeshtëri nga ustallarët r tranzicionit të cilët në një mënyrë a tjetër duan të thonë; këtu jemi vetëm ne, mos u merrni me të tjerët. Është detyra jonë ta tejkalojmë këtë cinizëm, ti tejkalojmë mercenarët mediatikë e politikë dhe të ndërtojmë e të shpalosim një ofertë bindëse politike. Elementi i parë i kësaj oferte është programi. Sot kam kënaqësinë tju them se ky program ka përfunduar dhe është i gatshëm për t'iu nënshtruar diskutimit si PD ashtu edhe me grupet e interesit. Komponenti i dytë i ofertës është ekipi. Është ai që do ta çojë tek qytetarët ofertën tonë, që do të jetë realiste dhe me një rrugë të besueshme për tu arritur. Të përfundojmë procesin e riorganizimit dhe të nisim procesin për evidentimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike. 1 vit kohë nuk është vetëm një avantazh, por qëndron themeli i një kulture të re politike. Politika e mashtrimit i ka kushtuar shumë shqiptarëve dhe pjesë e politikës së mashtrimit janë premtimet e ditëve të fundit të fushatës. Legalizime falas, shëndetësi falas, 300 mijë vende pune, premtime të ditëve të fundit të fushatës nuk të lënë kohë për debat e mendim kritik.  Duke patur një ekip të denjë në sintoni me programin ne u japim shqiptarëve atë që meritojnë si europianë: një vit kohë për një debat sy më sy me njëri-tjetrin për tu bindur dhe bashkë me bindjen për të sjellë votën për Partinë Demokratike dhe për programin e saj."

Nuk la pa komentuar dhe dakordësinë mes PS dhe Rithemelimit, që Basha e quan një pazar. Teksa ironizoi sjelljen e deputetëve të Rithemelimit në seancën e fundit, Basha tha se PD-së i duhen lista të hapura, votim elektronik, baraza e votës dhe votë e diasporës.

"Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le ti mbajnë e ti gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët dhe me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash, do të luftojmë për listat e hapura. Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik. Shqipërisë i duhet barazia e votës, Shqipërisë i duhet vota e gjysmës së saj që gjendet jashtë vendit. Këto janë kauzat për të cilat do të luftojmë e me të cilat do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve në një udhëtim që ka vetëm vetëm një destinacion: krijimin e një mazhorance të re politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare", shtoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
'Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin', Basha ironizon Gaz Bardhin

1711302840_basha.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar ironinë me Gazment Bardhin duke komentuar seancën e fundit plenare ku u votua dhe ngritja e dy komisioneve hetimore të dakordësuara nga PS dhe Rithemelimit.

"Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le ti mbajnë e ti gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët dhe me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash, do të luftojmë për listat e hapura. Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik", tha Bahsa nga Lushnja ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD.

Ora 17:00
Basha nga Lushnja: Pazari për karrige e interesa personale! Pseudo revolucioni, për të mbajtur listat e mbyllura

 

Nga Lushnja Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se "pas 6 muajsh teatër e balet, u bë pazar për karrige dhe interesa personale", duke iu referuar dakordësisë PS-Rithemelimi për rikthimin e normalitetit në parlament.

Sipas Bashës ky është një pazar që mundohet të fshehë gjërat më të thjeshta dhe më të kuptueshme nga çdo shqiptar.

"Sot partia Demokratike qëndron përballë një kaste politike që bën sikur zihet me njëri-tjetrin, por pas 6 muajsh teatër, është e gatshme të arrijë pazare, marrëveshje, për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve. I tillë është pazari që kanë bërë.  Ndaj edhe javën që shkoi donin të mbysin transparencën dhe denoncimin e këtij pazari në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht që nuk ia dolën. Ky është një pazar që mundohet të fshehë gjërat më të thjeshta dhe më të kuptueshme nga çdo shqiptar. 6 muaj pseudo revolucion me flakadanë! Çfarë u arrit? U arrit një ligj i ri për komisionet hetimore që është 10 herë më i keq se ligji i mëparshëm dhe që zhduk transparencën, zhduk aftësinë e opozitës për të mbledhur fakte e dokumenta, për të detyruar dëshmitarët e për ta bërë këtë në mënyrë transparente. Pra, jo vetëm që nuk u arrit diçka pozitive, por u humbën të drejta parlamentare,  të drejta opozitare, të drejta publike që opozita i kishte. U kërkuan 8 komisione, u morën dy dhe populli me të drejtë thotë: ua bëri 8 me 2.

Një prej atyre komisioneve është sa për sy e faqe, sepse siç e dini fare mirë, si mund të kërkohet një hetim parlamentar për sterilizimin, ndërkohë ministri i shëndetësisë së kohës së sterilizimit u mor i pandehur në fillim të javës nga SPAK, me një akuzë e cila rrezikon të shkojë deri në 4 vite burg. Atëherë për çfarë e kërkon komisionin hetimor kur prokuroria i mbaroi hetimet? Sigurisht nuk ka transparencë, ka një lojë, ka një balet të palëve për të fshehur të vërtetën. Po të lexosh dokumentet është e qartë se ia ashtu quajturi komision I transparencës për sterilizimin, do merret me masa administrative dhe ndryshime ligjore. Pra ndërkohë që SPAK do ta fusë në burg Ilir Beqën për vjedhjen e sterilizimit, këta do të merren me masa administrative,  që do të thotë se maksimumi do të propozojnë gjoba?!Dëmi tjetër shtrihet në mungesën totale të hapësirës dhe zërit opozitar për 6 muaj. I binin bilbilave për të penguar zërin e opozitës sepse qeverinë nuk e pengonin dot. Qeveria kalonte për 3,4 apo 5, maksimumi 7 minuta. Për 4 minuta e 50 sekonda miratuan buxhetin 7 miliardë euro taksa që po i merren dhe do ti merren shqiptarëve për tu shpenzuar siç do Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar. Po a pati mundësi PD ta ngrinte këtë çështje në Parlament?! Sigurisht që jo sepse bilbilfryrësit nuk e kishin mendjen këtu. Ata e kishin mendjen si e si të arrinin një marrëveshje për veten e tyre, për karriget e tyre dhe kjo është një akuzë që nuk e bëj lehtësisht, por që ju vetë e keni parë se cili është motivi i vërtetë. Motivi i vërtetë është mbajta në fuqi të Kodit zgjedhor siç është me lista të mbyllura", tha Basha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë