'PD ka humbur marrëdhënien me territorin', Ylli Pata: Thirrja e Berishës për qeveri teknike? Refren i vjetër! Do marrëveshje në tavolinë

Analisti Ylli Pata komentoi në Report Tv ndryshimet e reja në Partinë Demokratike, teksa ditën e djeshme Berisha zgjodhi koordinatorët politik të 12 qarqeve për zgjedhjet parlamentare të 2025. Disa prej ndryshimeve ishin të pazakonta për PD-në, pasi p.sh. Luan Baçi nuk do të jetë më drejtues në Fier, por vendin e tij e zë Gazment Bardhi që vjen nga Elbasani. Apo nga ana tjetër, Luçiano Boçi që ka qenë deputeti më i votuar i PD në Elbasan do të jetë koordinator në Shkodër. Pata tha për Nertil Agalliun, se këto lëvizje ishin pa transparencë.

'Tek një opozitë, ka edhe zëra që është e gabuar që thonë pse merreni me opozitën merruni me qeverinë. Qeverisja, sidomos tani që kërkon të katërtin është për tu mundur dhe çdo zë publik kërkon një risi për ndryshim. Dhe ndodhin komentet tona. Ka dhe zëra brenda PD-së, kush i zgjedh këto. Pse nuk është zoti Alizoti? Çfarë ka Berisha me Shkodrën që ka çuar zotin Boçi. Bardh Spahia në ditën më të vështirë të Sali Berishës pranoi të kandidojë, kur e dinte që do ishte vetëm për një vit. Ishte ai kryetar i deleguar i qarkut. Në Shkodër ka nisur diskutimi më ka bërë në lista të sigurt. Nuk ka marrëdhënie transparente. Zoti Baçi është një përfaqësues normal i Fierit i PD-së. Ç’lidhje ka Gazmend Bardhi. Kemi rastin e Bylykbashit në Durrës. Gjithmonë aty ka qenë. Sepse kanë pasur marrëdhënie të afërt.'

Më tej, Pata theksoi se PD ka humbur marrëdhëniet me territorin dhe prandaj vijnë këto ndryshime.

'Po themi Salianji a fitoi në Kavajë, pse u çua në Elbasan? Janë disa kryetar bashkie që fituan dhe nuk janë. Askush nuk i promovon nga ish foltorja. Mund të kapet, në Tiranë është zoti Këlliçi kur pritej të ishte zonja Tabaku. Edhe unë thjesht hapa një debat. Ne bëjmë diskutimin nga pozicioni i një vëzhguesi publik por duhet ta shpjegojë PD. Pse nuk pati një primare në caktimin e krerëve të qarqeve. E kanë humbur, nuk kanë marrëdhënie me territorin. Sistem politik nga lart.'

Sa i përket thirrjes së Berishës në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së PD-së, për qeveri teknike, Pata u shpreh se ky është një refren i vjetër, ndërsa Berisha kërkon një marrëveshje në tavolinë.

'Ky është një refren i vjetër, nuk ka zgjedhje me Ramën. Gjithmonë ka dashur një marrëveshje në tavolinë. Jemi në një fakt ku gjithmonë opozita kërkon një situatë. Kjo është një sistem parodi, ku Sali Berisha mund të hidhte në erë sistemin politik të 2008.'

Sipas tij, praktika ka treguar se qeveria teknike nuk është zgjidhje dhe kjo është dëshmuar në të shkuarën në Shqipëri apo së fundmi në Maqedoninë e Veriut.

'Qeveria teknike është kot/. E kemi provuar në ’92 qeverinë e Aleksandër Meksit, aty vidhej ishte kaos, vidheshin tendera. Pra nuk është qeverisje, nuk mund të qeveris një teknik. Ose ka një qeverisje të dy palëve, ku secili ka përgjegjësitë e veta politike, ose qeveris mazhoranca dhe opozita kërkon të vijë në pushtet. Shumë e thjeshtë, institucioni i numërimit të votave do ndryshoj. Sali Berisha nuk do ta ndryshoj dhe nuk mund të vazhdohet me këtë sistem ku grupe e numërimit të votave ne e dimë si ndodh. Aty është problemi, certifikimi i votave.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endri vlore: 05/09/2024 15:47

    Nuk eshte e pa mundur ' Qeveria teknike ,,edin vete at te Dy qe lozin piset me kete popullRama Berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit