Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit pas situatës së krijuar në Kuvend me kaosin e opozitarëve, menjëherë pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në një letër dërguar avokatit të tij mbrojtës, Ledio Braho, Salianji shkruan se socialistët po sillen si viktima.
Më tej, ai e akuzon qeverinë se përdor institucionet për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.
“Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse. Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësinë e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eliminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjësuar të drejtat.
Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik”, shkruhet në letër.
Lajmi kryesor:
PD përsërit skenarin: Përplasje e flakë në Kuvend! S’lejon socialistët të hyjnë! Noka sërish me benzinë në Parlament, i vë flakën manekinëve! PS voton ligjet!(VIDEO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
83.3%
-
Të gabuar
12.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Ervin Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij
15 Dhjetor, 14:01
-
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
11 Dhjetor, 20:57
-
PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirës mbi të keqen
11 Dhjetor, 20:18
-
Ilir Yzeiri: Festat dhe teatri i kukullave në PD
10 Dhjetor, 09:50
-
Ervin Salianji letër nga qelia: Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s’ka rini!
7 Dhjetor, 11:43
-
Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!
6 Dhjetor, 19:04
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
-
Ervin Salianji: Ndjesë për Sami Repishtin, dhe një porosi për demokratët
1 Dhjetor, 12:48
-
Ilir Yzeiri: Shpulla mbi fytyrën e shtetit
30 Nëntor, 11:10
-
Mero Baze: Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA, BE dhe… mosbindja civile
29 Nëntor, 06:59