Partia Demokratike çeli sot fushatën politike për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj! Për ish-deputeti Azgan Haklaj, PD sot propozoi një platformë politike për ndarjen nga feudalizimi politik. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ Haklaj tha se demokratët shqiptarë duhet të votojnë të gjithë PD-në dhe jo koalicioin Berisha-Meta.
Duke u ndalur tek kërkesa e PD-së për vendosjen e emrit të Partisë së Lirisë në fletën e votimit, Haklaj tha se nëse votojnë ‘Bashkë Fitojmë’ qytetarët po votojnë Metën.
‘Sot shpalosën platformën e PD-së! PD sot u bën thirrje të gjithë demokratëve shqiptarë që të votojnë PD-në dhe këshilltarët e PD-së. PD shpalosi një platformë politike ndarja nga feudalizmi politik, forcimi i rolit të individit në parti, dekomunstizimi. Të gjitha këto kërkesa nuk kanë qenë falas. Këlliçi premtoi autobus falas. Po të dilte si shofer ishte ndryshe, por doli si fatorinë. Kush i jep votën njërit klan i ka fituar të tre. Ne jemi kundër oligarkisë financiare. Udhëheqësi shpirtëror i koalicionit është Sali Berisha udhëheqësi politik është Ilir Meta. Kandidatët e bashkë fitojmë janë regjistruar me firmën e Braimllarit. Bëjnë thirrje që t’i votojmë ata pa emër. Nëse votojnë ‘Bashkë Fitojmë’ kanë votuar Metë. Shtëpia jonë e përbashkët është PD-ja.’- tha Haklaj.
Ndërsa Mirela Karabina, drejtore e fushatës politike në PD, thotë se mos vendosja e emrit të Partisë së Lirisë në fletën e votimit është në shkelje të ligjit. Sipas Karabinës kjo gjë do të krijojë konfuzion tek votuesit.
‘Ato garojnë sot në siglën e një partie tjetër. Kanë tradhtuar demokratët që kanë qenë në pritje të gjatë në pushtet. Kemi një refuzim kemi non gratën dhe kemi një refuzim nga ndërkombëtarët. Pra refuzimi futja e kandidatëve. Këto kandidatët nuk e kishin kurajon që të dilnin mbi interesin e partisë. Ne themi duhet të votohet sigla e PD-së. Po ne të votojmë partinë e Metës? Alibeaj u bëri thirrje kandidatëve por refuzuan, konsideruan partinë më të vogël dhe kryetarin me të madh! Po tradhtojnë demokratët! Këto kandidatë duhet ti pyesësh, kë do të votojnë vet? Thonë se janë demokratë. Është në shkelje të ligjit. Qytetarët janë manipuluar duhet të jenë të qartë se për kë votojnë. Edhe herën e parë që e zgjati 10 ditë e kishte shumë të qartë. E gjitha shkon në konfuzion të votuesve.’- tha Karabina.
Për juristin Përparim Çaça, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë tashmë një marrëveshje dhe se vetë kanë zgjedhur që të dalin pa emër.
‘Pse nuk bëhet thirrje që të mbështeten të gjithë kandidatët e Primarëve. Duhet të kenë kundërshtar Edi Ramën dhe jo Këlliçin. Duhet të qartësojë se çfarë do të ndodhë se çfarë do të mbështesë. Duhet të sqarojnë se kë do të mbështesin. Më shumë se një fushatë për të bindur njerëzit, më shumë po i mëshojnë siglave në fletën e votimit. Po kërkojnë me ngulm sepse nuk është shënuar te koalicioni bashkë fitojmë Partia e Lirisë. Kanë një marrëveshje. Ka një koalicion politik që ka drejtues Berishën dhe ka një subjekt zgjedhor që është Partia e Lirisë. Ata propozojnë që të jetë pa emër! Nëse është shkelur ligji apo atë do ta vendosë KAS. PL së bashku me PD-në është një mish i huaj kur bashkohet me demokratët. Madje edhe në 2009-2013 më shumë kemi pasur pasoja negative se pozitive. Por nuk duhet të harrojmë se grupi i Rithemelimit, 61 kandidatët kanë dalë nga primaret. Lëvizja e Berishës është realitet politik, elektoral dhe zgjedhore.’- tha Çaça.
Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri Ilir Metës si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.