PD kërkon heqje të mandatit të Xhaçkës, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve

PD kërkon heqje të mandatit të Xhaçkës, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve

Këshilli i mandateve

Këshilli i mandateve dhe rregullores do të mblidhet nesër në orën 09:30, për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

14 deputetë të PD kanë kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhacka për shkak se ajo ka përfituar sipas tyre përmes bashkëshorti të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.

Kujtojmë se vetë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas akuzave të opozitës duke thënë se bashkëshorti i saj nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga shteti, por vetëm siguri juridike.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League

VIDEO/ Liverpool 'shkërmoq' Tottenhamin, e mposht 3-6 në Londër! Të kuqtë kryesojnë Premier League