Avokati Indrit Sefa, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, komentoi edhe kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.
Sefa theksoi se ka mekanizma ligjorë për të verifikuar shkeljet e mundshme, përfshirë edhe rastet kur Presidenti mund të ketë ushtruar veprimtari të papërshtatshme gjatë mandatit të tij.
Sipas tij, presidenti nuk mund të shkarkohet me akuza politike, por duhet që të veprohet ligjërisht.
‘Kur ju mungon mandati secilit prej jush, kur i mbaron gjyqtarit në këtë apo atë datë, pse nuk është çuar dekretimi në Gjykatën Kushtetuese? Le ta shohin atje nëse do të fitojnë apo jo. Në vitin 2024, firma ka marrë 140 mijë euro. Kam parë denoncimet e grupit parlamentar. Gjithë korrupsioni për tre vite nga Presidenca është faktuar dhe dokumentuar. Dhe po e them qartë: nëse opozita merr një dekret dhe sheh që Presidenti ka punuar edhe një punë të dytë gjatë mandatit, atëherë duhet ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ajo është institucioni që vendos nëse ka shkelje të Kushtetutës apo jo. Nuk mjafton vetëm denoncimi politik duhet veprim institucional. Kushtetuta i jep mjetet opozitës për të ndërmarrë hapa konkretë’, tha Sefa.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i avokatit Ulian Bajrami/ Sefa në '5 Pyetjet': S’ka kryer vepër penale! Karaj: Në drejtësi nuk ka barazi mes prokurorit dhe avokatit











