PD:Krimi në Parlament, Rama 32 ditë
heshtje, administrata e kriminalizua

TIRANË - Në vazhdën e deklaratave të përditshme të PD për incidentin e deputetit Strazimiri me disa deputetë socialist, Partia Demokratike ka publikuar sërish një deklaratë duke kujtuar ditën e 32-të.

Sipas PD përmes këtij akti opozita është detyruar të braktisë parlamentin, për të shmangur kurthin e gjakderdhjes.
 
“Denoncimet e vazhdueshme të Partisë Demokratike, kanë provuar publikisht se Edi Rama ka kriminalizuar administratën” –thuhet në deklararë.
 
Deklarata e plotë e Partisë Demokratike
Edi Rama mbushi 32 ditët e heshtjes, duke dëshmuar me krenari se papërgjegjshmëria dhe mosllogaridhënia janë tiparet e tij.

32 ditë më parë ai vuri në skenë goditjen fizike dhe kërcënimin me jetë të deputetit të Partisë Demokratike. Pas këtij akti banditesk që detyroi opozitën të braktisë parlamentin, për të shmangur kurthin e gjakderdhjes, Edi Rama nuk tha asnjë fjalë.

Edi Rama nuk tha asnjë fjalë kur publikisht u vërtetua se instrumenti i tij i dhunës, është përfaqësues i botës së krimit. Dokumentet provuan se Arben Ndoka, është dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit.

Denoncimet e vazhdueshme të Partisë Demokratike, kanë provuar publikisht se Edi Rama ka kriminalizuar administratën, ka kriminalizuar zyrat e shtetit, ka kriminalizuar dhe grupin e tij parlamentar, duke bërë deputetë persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale.

Dhe me gjithë faktet, tronditëse, Edi Rama ka 32 ditë që hesht.

Kryeministri nuk shlyhet dot nga kjo papërgjegjshmëri, sado të butafotike të jenë paradat e tij propagandistike, për arritje imagjinare.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër

Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër