PD: Krimi nuk luftohet duke ndryshuar ministrin e Brendshëm

 PD: Krimi nuk luftohet duke ndryshuar ministrin e Brendshëm

Edvin Kulluri

Për Partinë Demokratike, ngjarjet e fundit kriminale në vend ngrejnë alarmin se kupola e krimit të organizuar në vend nuk goditet duke ndërruar ministrin e Brendshëm, por duke forcuar fuqinë parandaluese të policisë dhe duke rritur besimin e qytetarëve te organet ligjzbatuese.

Qeveria shqiptare përmes ndryshimit të Ministrit të Rendit nuk po arrin dot për të disatin vit radhazi t’i përgjigjet situatës së rënduar kriminale në vend. Jemi sërish në të njëjtat kushte kur Policia e Shtetit është e paaftë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale...

Është e qartë se krimi nuk luftohet as me aktrimet e dobëta të Ministrit të Rendit, as me kërcënime boshe e aq më tepër duke rikthyer në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit oficerë të implikuar në hashashizimin e vendit në vitet 2014-2016.

Mbetemi të shqetësuar për  mosgoditjen në nivelet e kërkuara të kupolës së krimit të organizuar. Modeli fasadë  përbën një qajse jo eficente në të cilin drejtimi politik po e çon situatën e rendit publik, deklaroi Edvin Kulluri i Partisë Demokratike.

Kulluri shprehu mbështetjen e PD karshi Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur