PD: Kriminalizimi i Kuvendit
heshtja e Ramës është turpëruse

PD: Kriminalizimi i Kuvendit<br />heshtja e Ramës është turpëruse
TIRANE - Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të qeverisë dhe më konkretisht ndaj Kryeministrit Edi Rama, sipas saj për heshtjen e tij për kriminalitetin që ka arritur deri në Kuvend duke ju referuar akuzave ndaj deputetit socialist Arben Ndoka.

Deputeti i PD Bedri Hoxha, u shpreh se prej 20 ditësh kryeministri Rama hesht, edhe pse siç theksoi ai janë dhënë  prova të pakundërshtueshme për të shkuarën kriminale të socialistit Ndoka.

Hoxha e cilësoi këtë heshtje si turpëruese për një vend anëtare e NATO-s dhe që sapo ka fituar statusin kandidat.
 
“Edi Rama ka 20 ditë që i vidhet përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që ka për kriminalizimin e parlamentit dhe pasojave që kjo ka sjellë në dhunimin e opozitës dhe tensionimin e situatës politike në mënyrë të paprecedentë. Botërisht u pa me prova dhe me dokumenta se lidhjet e tij kriminale kanë depërtuar në Kuvend. Por Edi Rama hesht, dhe përpiqet që me propagandë boshe të largojë vemendjen nga faktet tronditëse rreth të kaluarës së deputetit të tij, Arben Ndoka, të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi. Duke mos mbajtur përgjegjësi për aktet e organizuara prej atij vetë, për faktin se ai i ka dhënë imunitet dhe mandat parlamentar një të dënuari për vepra të rënda penale, Edi Rama turpëron një vend anëtar të NATO-s, një vend që ka fituar statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.” u shpreh deputeti Bedri Hoxha ndërsa shtoi se “shoqëria shqiptare nuk mund të përfaqësohet nga deputetë të tillë që përdoren nga Kryeministri si instrument dhune ndaj kundërshtarit politik.” tha Hoxha

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit

Shpërthimi në Zubin Potok, Bardhi: Akti terrorist, Serbia synon destabilitetin e Rajonit