Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se Alqi Bllako nuk është vetëdorëzuar dhe as arrestuar por është bërë dorëzim i kontrolluar i tij, me qëllimin sipas saj që kryeministri Edi Rama të pengojë drejtësinë për aferën e inceneratorëve.
‘Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë. Askush nuk e thotë se ku ishte Alqi Bllako për më shumë se 12 orë. Sipas informacioneve, atij i është kërkuar që të zbatojë rregullin e Omerta-s mafioze, të mbyllë gojën e të mos tregojë shefat e përfshirë në skandalin qindra milionë euro të inceneratorëve. Çfarë porosish, urdhërash apo kërcënime ka marre ne ato ore qe policia po e kërkonte ne drejtim “te paditur”?’- u shpreh Vokshi.
Lajmi kryesor:
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit, GJKKO lë në burg Alqi Bllakon! Avokati: Vendim i padrejtë! Ish-deputeti shiti gjysmën e pronave para se të linte mandatin










