Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako është lënë në burg sot nga Gjykata e Posaçme. Edhe pse vetëm për masë sigurie, seanca për Bllakon në GJKKO zgjati 2 orë, në fund të së cilës u vendos masa e sigurisë 'arrest me burg'.

Seanca nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave. Ish-deputeti u dërgua në ambientet e GJKKO para orarit zyrtar të nisjes së seancës, duke iu shmangur sërish 'syrit' të mediave. Megjithatë Report Tv siguroi foto të ish-deputetit në bankën e të akuzuarit.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj e konsideroi vendimin e GJKKO të padrejtë, teksa theksoi se ish-deputeti, nuk ka lidhje me aferën e inceneratorëve pasi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. nuk i ka prodhuar ai dokumentet e shpronësimit por thjesht i ka përcjellë aktet qeverisë për kontratën koncensionare. 

"Është jo ligjore dhe jo e drejtëTre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako. Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga Këshilli i Ministrave", tha avokati Sokol Hazizaj.

Për arrestimin e Bllakos u raportua të enjten, megjithatë ngjarja u mbulua nga një mister. Të gjithë kaosin e krijuar, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme, u munduan ta qartësojnë dje me dy njoftime zyrtare, disi kontradiktore, duke lënë sërish pikëpyetje mbi arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako, të vënë në akuzë për aferën e inceneratorit të Fierit. 

Policia e Shtetit tha se Alqi Bllako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës që prej mbrëmjes së të enjtes, duke hedhur poshtë çdo pretendim që u ngrit nga mungesa e informacionit zyrtar, se ish-deputeti mund të ishte arratisur. Por SPAK në një deklaratë tha se masa e “arrestit me burg” që GJKKO caktoi të enjten pas dreke, është ekezkutuar nga policia në orën 03:30 të mëngjesit të 1 prillit. Në mesin e këtyre pikëpyetje që njoftimet zyrtare lënë, Report Tv mësoi dje përmes burimeve konfidenciale, se Bllako është paraqitur i vetëm në drejtorinë e policisë pak para mesnate, dhe më vonë ka shkuar edhe avokati, Sokol Hazizaj. Shkresat zyrtare për ekzekutimin e vendimit të gjykatës janë mbyllur në orët e para të mëngjesit.

Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa GJKKO vendosi masën 'arrest me burg" për të, 1 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit. Sipas SPAK, Bllako akuzohet se ka falsifikuar dokumente shpronësimi për një tokë që nga arë ishte kthyer në truall dhe dokumentet e falsifikuara i janë paraqitur Këshillit të Ministrave, tokë mbi të cilën do ndërtohej inceneratori i Fierit. Kjo shkelje, thotë Prokuroria e Posaçme, është bërë në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe kryetarin e shpronësime, Pëllumb Abeshi. 

SPAK ka nënvizuar se nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e Bllakos, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Përfitimi i parregullt dyshohet se mund të jetë marrë përmes rrogës së babait të tij në një nga kompanitë e inceneratorit. Në 16 muaj, ai është paguar 14.964.900 lekë nga Inceneratori i Tiranës. Këto të ardhura janë përfituar në tre mujorin e fundit të vitit 2018, në vitin 2019 dhe në janar të vitit 2020. Por se si e ka përfituar shumën SPAK nuk e saktëson në njoftimin e tij. Burime për Report Tv thanë se gjatë 6 muajve të fundit, deputeti që hoqi dorë nga mandati i ka shitur shumicën e pronave që kishte në emër të tij.

Tre ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Alqi Bllako

Vendimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
PD: Ku ishte Alqi Bllako për 12 orë? Rama pengoi drejtësinë

 

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se Alqi Bllako nuk është vetëdorëzuar dhe as arrestuar por është bërë dorëzim i kontrolluar i tij, me qëllimin sipas saj që kryeministri Edi Rama të pengojë drejtësinë për aferën e inceneratorëve.

‘Fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë. Askush nuk e thotë se ku ishte Alqi Bllako për më shumë se 12 orë. Sipas informacioneve, atij i është kërkuar që të zbatojë rregullin e Omerta-s mafioze, të mbyllë gojën e të mos tregojë shefat e përfshirë në skandalin qindra milionë euro të inceneratorëve. Çfarë porosish, urdhërash apo kërcënime ka marre ne ato ore qe policia po e kërkonte ne drejtim “te paditur”?’- u shpreh Vokshi.

Ora 13:37
VIDEO+FOTO/ Me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivë, dalin pamjet e Alqi Bllakos kur futet në furgonin e policisë pasi GJKKO e lë në burg

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga efektivë, Report Tv ka siguruar video dhe foto të ish-deputetit Alqi Bllako teksa futet në furgonin e policisë, pasi GJKKO i caktoi masën e sigurisë 'Arrest në burg'.

1648899498_BLLKAO2.jpg

 

1648899511_ALQI.jpg

1648899531_Screenshot1.jpg

Ora 13:07
Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton? Avokati: Nuk ka prova bindëse! Të qenit bashkë në një avion apo autobus, nuk tregon se ke lidhje

 

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ish-deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.

Ora 12:45
Del foto, Alqi Bllako para GJKKO! Lihet në burg

1648896430_alqi.jpg

Report Tv ka siguruar foto të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, para GJKKO, ku iu caktua masa e sigurisë 'Arrest në burg'. Bllako akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

1648897138_alqi.jpg