PD: Kuotat e reja të universiteteve, akt armiqësor ndaj 12 mijë të rinjve

Partia Demokratke, nëpërmjet deputetit Helidon Bushati ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të denoncuar qeverinë pas publikimit të kuotave të pranimit në universitetet publike, ku sipas saj, kuotat e reja të pranimeve në Universitetet Publike, janë 12 mijë më pak se vitin e shkuar.

"Shkurtimi i kuotave të pranimit në universitete është një nga goditjet e Edi Ramës ndaj arsimit, dhe vjen në kohën kur prej një viti ai nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën mësimore, nuk ka mbajtur premtimin për rritjen e fondit të ekselencës, apo për çuarjen në 5 përqind të buxhetit për arsimin" pohoi Bushati.

Po ashtu, Bushati tha se "me kuotat e reja, Edi Rama u ka ndaluar ëndrrat për të ardhmen 12 mijë të rinjve e të rejave, dhe ky është një akt armiqësor ndaj këtij brezi, krejt e kundërta e propagandës boshe që Kryeministri dhe të tijtë bëjnë për rininë"./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin