PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, shtyhet me 2 javë mbledhja për hartimin e raportit final! Alibeaj: T’i shkohet çështjes në fund, mos nxirrni sebepe

Këshilli i mandateve ka votuar unanimisht për shtyrjen me dy javë për hartimin e raportit final për ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Pas kërkesës së PD-së, për heqjen e mandatit të Xhaçkës, deputetja e PS, Klotilda Bushka ka kërkuar dy javë kohë për të bashkërenduar kërkesat e Partisë Demokratike.

‘Kërkohen dy javë kohë për të bashkërenduar dy kërkesat e PD. Kjo edhe për efektë të natyrës së çështjes dhe për efekte të punës së ngarkuar të Kuvendit.’- tha Bushka.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ironizoi kërkesën e ardhur nga mazhoranca duke i cilësuar si sebepe për të shtyrë mbledhjen. Sidoqoftë, deputeti ka rënë dakord për shtyrjen e mbledhjes me 14 ditë.

‘Që kërkoni çdo sebep për ta shtyrë mbledhjen kjo dihet. Që janë dy kërkesa kjo është e vërtetë. Ju kërkuat edhe më herët kohë për tu njohur me procedurat. Rëndësi ka ti shkohet deri në fund, s’duhet të nxjerrim sebep. Dy javë, por dy javë të jenë, jo më shumë dhe jo të vijmë këtu pas dy javësh dhe të themi se duhet të njihemi dhe me disa materiale të tjera.’- tha Alibeaj.

Në këshillin e mandateve është  votuar unanimisht shtyrja me dy javë për tu njohur me dokumentet. Pas votimit, Alibeaj shtoi se uron mos të detyrohet sërish të kërkojë mbledhje.

Uroj që të mos detyrohemi sërish të kërkojmë mbledhjen, është barra juaj zonja kryetare që të kërkoni dhe pa na detyruar ne të mblidhen firmat për mbledhjen. PD akuzon se ministrja Xhaçka është në konflikt interesi sa i takon një vendimi të Këshillit të Ministrave.- tha Alibeaj.

Opozita pretendon se bashkëshorti i saj qëndron pas një kompanie që do të ndërtojë resort turistik në bregdetin e Himarës në cilësinë e investitorit strategjik. Përfshirjen në politikë, Olta Xhaçka e nisi në vitin 2009 si deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Në mars të 2017-ës, asaj iu besua drejtimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin e mbajti vetëm 5 muaj. Po në të njëjtin vit mori drejtimin e një tjetër ministrie, atë të Mbrojtjes duke zëvendësuar Mimi Kodhelin. Detyrën në krye të Mbrojtjes, Xhaçka e mbajti deri në janar të këtij viti. Në fillim të vitit 2021, Xhaçkës iu besua një tjetër post ministror, ai i Ministrisë së Jashtme, ku zëvendësoi Gent Cakajn.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku