Tiranë - Deputeti i Partisë Demokratike, Kozma Dashi është figura e radhës e këtij institucioni partiak që ripërsërit akuzat ndaj Ramës në këto 25 ditë protestash mediatike. Sipas z. Dashi Rama hesht dhe instalon skuadra dhune në parlament, në lidhje me incidentin e pretenduar mes Strazimirit dhe dy deputetëve të PS.
Në një deklaratë “flash” për mediat deputeti Dashi u shpreh se Kryeministri Rama i detyrohet opinionit publik, “ose të paktën zgjedhësve të tij, një reagim për inkrimimin e parlamentit” duke e akuzuar se ka instaluar skuadra dhune në parlament dhe se po orvatet t’i “mbyllë gojën” opozitës.
“Kur votuan me 23 qeshor, zgjedhësit e tij kishin parasysh shëndetësinë falas, legalizimin falas, e pjesën tjetër të parasjës së premtuar nga Rama.
Ata nuk votuan që Edi Rama të instalonte në parlament skuadra dhune, me persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale, si shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit. Prej 25 ditësh, botërisht u pa se inkriminimi i parlamentit dhe më tej, përdorimi i personave të inkriminuar për të goditur e kërcënuar me jetë opozitën në përpjekje për ti mbyllur gojën e ndaluar fjalën e lirë, ishte skenari i mirëmenduar i Ramës.”- tha për mediat z. Dashi.
Deputeti i opozitës Kozma Dashi vijon akuzat e tij ndaj Kryeministrit për “heshtje kriminale” ndaj dhunës në parlament dhe se i përfoluri Deputeti i mazhorancës, Arben Ndoka, është zgjedhur si deputet nga Rama duke “dëbuar nga lista dy kandidate gra”.
“Sepse Edi Rama dëboi nga lista dy kandidate gra, vetëm e vetëm për të pasur në parlament Arben Ndokën. Tani që provat dhe dokumentat zyrtare, prej 25 ditësh janë pasqyra e kësaj ane të errët dhe mafioze të Edi Ramës, ai nuk përgjigjet, hesht, bën të paditurin. Heshtja e Ramës, nuk është hicmëpak kriminale se sa prurja që ka bërë ai në parlament, dhe aktet banditeske të prurjeve të tij.”- u shpreh më gjërë deputeti i PD, Kozma Dashi.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër
22 Janar, 18:53
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Para Kongresit të 8-të, unë i çova Feçor Shehut një zarf sekret, që ma dha Mehmeti dhe më 16 dhjetor në darkë, ai erdhi te vila e kryeministrit…
22 Janar, 18:24
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
-
Korreshi në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD! Balliu: Në listat e mbyllura të futen të rinj
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në SHBA
22 Janar, 18:16
-
Chris Brown padit kompaninë Warner Bros për 480 milionë euro, shkak një dokumentar
22 Janar, 18:13
-
Lushnjë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëton në kohë familja! Shkak dyshohet shkëndija elektrike dhe oxhaku, stakohet energjia elektrike në zonë
22 Janar, 18:00
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42