Deputetët e Partisë Demokratike Gjergji Papa dhe Elena Qirici kanë vizituar këtë të premte maternitetin e Korçës. Sipas tyre situata në këtë spital është e papranueshme pasi në të mungojnë edhe kushtet me elementare.

Ata thonë se paisjet janë tejet të amortizuara, mungesa e ilaçeve është e theksuar dhe nënat e reja me foshnjet janë në rrezik për marrjen e infeksioneve të ndryshme.
“Pikërisht në vendin ku lind jeta, mashtrimet e ministrit, kryeministrit, për shëndetësi falas dhe rilindje të sistemit dalin krejt zbuluar. Mjekët dhe infermierët këtu punojnë në kushte skandaloze dhe përvec kësaj ata janë nën trysninë e vazhdueshme për t'i zëvendësuar me emërime militantësh”, tha deputetja Qirici.

Pas deklaratës së deputetëve të PD-së ka reaguar Drejtori i maternitetit Pandi Papando i cili teksa pranon situatën jo të mirë, shprehet se në 8 vite qeverisje, PD-ja ka bërë vetëm 2 investime.
“Më vjen mirë që pas 8 vitesh në pushtet dhe dy në opozitë u kujtuan të shikonin gjendjen dhe si e kanë lënë ata shëndetësinë. Këtë vit hidhet në tender projekti i ri i maternitetit prej më shumë se 1 milionë dollarë. Investimet e 8 viteve të qeverisjes së PD janë vetëm 2. Kaldaja që nuk hyri në punë dhe banjot e pediatrisë që u morrën lekët,” thotë Papando.

Pavarësisht kësaj situate ai thotë se po bëhen ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës së spitalit.
“Jane 54 milion investime në poliklinikë. Ndryshime në reanimacion. është vendosur sistemi i telemedicinës,” sqaroi ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com