TIRANË - Për të dytën herë, formën e mosbindjes civile, opozita e përqendroi në bllokimin e rrugëve, në një protestë kombëtare në Tiranë. Për 3 orë, aq sa morën leje për zhvillimin e protestës, deputetët e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë protestuan duke bllokuar qarkullimin në 5 kryqëzime kryesore të Tiranës, së bashku me një grup militantësh. Burime bëjnë me dije se deri më tani 44 protestues janë shoqëruar në polici.
Që në nisje, Flamur Noka, i cili drejtonte bllokimin e kryqëzimit të rrugës së Elbasanit me Parlamentin, sulmoi fizikisht efektivët e policisë. Protesta u shoqërua me përplasje dhe tensione të deputetëve me policinë tek Bashkia, Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta dhe sheshi Willson që kryesohej nga Gazment Bardhi. Aty, policia tentoi të shpërndajë turmën e protestuesve dhe të hapë qarkullimin për qytetarët e bllokuar në trafik, duke hedhur ujë e gaz lotsjellës.
Nga pamjet e Report Tv pjesëmarrja e mbështetësve duket e ulët, ndërsa janë deputetët të cilët prijnë dhe janë protagonistët në vetë të parë të përplasjeve e tensioneve me policinë të cilët u përpoqën të ndalonin bllokimin e rrugësve duke i paralajmëruar se po kryenin vepër penale. Deputetët e PD-së thanë se policia po përpiqet të ndalojë një të drejtë të tyre kushtetuese për të protestuar.
Megjithëse disa deputetë u ulën këmbëkryq në rrugë, vetë Bardhi i doli me trup para autobotit me ujë të policisë, e Tedi Blushi hipi sipër tij, kjo zonë e Tiranës, ishte pika e parë që policia çliroi trafikun.
Me rrugën hapur pas 2 orëve, Gazmend Bardhi, Tedi Blushi dhe Enno Bozdo i cili gjithashtu pati përplasje të forta me efektivët, të shfaqur vazhdimisht duke biseduar me mesazhe në telefon, iu bashkuan të tjerëve para Bashkisë së Tiranës. Por jo të gjithë e ndoqën. Para bashkisë përfunduan një pjesë e protestuesve.
Edhe atje më herët, policisë iu desh të hedhë ujë mbi protestuesit kur situata nisi të tensionohej. Në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, që në nisje polici gjeti mundësinë të lërë hapur pjesërisht qarkullimin e automjeteve. Më e qetë situata u shfaq pranë Pallatit me Shigjeta.
Gjatë protestës dy qytetarë u ndjenë keq dhe u desh të shoqërohen në spital. Pa fjalime e pankarta dhe më një numër të paktë pjesëmarrësish, për më shumë se një orë, mosbindja civile qëndroi pa asnjë aksion, duke shfaqur tendencën për të kapur medoemos 3 orë bllokim saç kishin marrë leje në polici.
Degët 7, 9, 10 dhe 14
Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa
Deget 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës
Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
Degët 1, 2, 3, 4, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë
Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
Degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë
Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,
Degët 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër
Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli
Numri i protestuesve të shoqëruar në polici, pas protestës së zhvilluar pasditen e sotme nga PD ka shkuar në 44.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 18 të shoqëruar janë tek komisariati nr.1, 5 te komisariati nr.3 dhe 21 protestues te komisariati nr. 6 në Tiranë.
Protesta e opozitës zgjati rreth 3 orë, ndërsa u shoqërua me përplasje mes militantëve me efektivëve të policisë.
Gjatë protestës së opozitës të mbajtur sot në Tiranë, nuk kanë munguar as përplasjet mes qytetarëve dhe protestuesve.
Siç shihet edhe në këtë video, një përplasje e ashpër ka ndodhur mes një qytetari dhe një protestuesi, të cilët kanë nisur të grushtojnë njëri-tjetrin, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar konfliktin.
Protesta e opozitës/ Sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia pic.twitter.com/lDtyyw0BUd
— Gazeta Tema (@GazetaTema) November 26, 2024
Protesta e opozitës e cila nisi prej orës 17: 00 është mbyllur.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se protestuesit janë larguar nga zonat ku ishin vendosur, ndërsa ka nisur edhe qarkullimi normal i automjeteve në rrugët të cilët ishin bllokuar.
Ndërkohë, protestuesit janë duke shkuar në selinë e Partisë Demokratike.
Policia ka shoqëruar 7 persona, pas protestës së zhvilluar pasditen e sotme nga Partia Demokratike në Tiranë.
Ky numër të shoqëruarish pritet të rritet, ndërsa gjatë protestës nuk munguan edhe përplasjet dhe tensioneve mes protestuesve dhe policisë.
Gjatë protestës së sotme së PD-së, në një moment përplasjeje tek sheshi Uilson, deputeti Bledjon Nallbati ofendoi rëndë një prej efektivëve të policisë.
Nallbati dhe deputetë të tjerë tentuan të bllokonin ecjen e autobotit me ujë tek sheshi Uilson, por ai dhe deputetët e tjerë u rrethuan nga policia.
Nallbati iu kthye keq një efektivi duke e sharë: Do të q*j robt! Hajde hajde se flasim! Pastaj autoboti arriti të shpërndaj protestuesit me ujë duke liruar qarkullimin rrugor.
Gazment Bardhi në protestë
Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi përsëri Policinë e Shtetit nga sheshi pranë Bashkisë, ku u bashkuan dy grupet protestuese.
Shkak sipas tij ishte dhuna e ushtruar dhe zbatimi i urdhrave të paligjshëm nga uniformat blu në tre prej pikave, ku u përdor edhe gaz lotsjellës dhe ujë. Madje ai kujtoi aksionin e SPAK, duke thënë se u zbatuan vetëm urdhrat e arrestit jashtë vendit dhe jo ato në Shqipëri, e sipas tij kjo tregon se Policia është e lidhur me krimin.
“Policia është kundër opozitës dhe në shërbim të krimit. Jemi drejt një shteti që nuk njeh ligje, s’njeh Kushtetutë dhe zbaton vetëm urdhta të paligjshëm. Në pikat e protestës ishin efektivë pa numër policie pa identifikim, s’e dimë nëse janë anëtarë të bandave, patronazhistë apo çfarë ishin. Në pikat që nuk pati ndërhyrje të dhunshme të Policisë duket se atje ka pasur efektivë që e kanë kuptuar se urdhrat jepeshin me mesazh dhe ishin të paligjshëm. Kurse në dy pikat e tjera kishin marrë urdhër për ta shkelur ligjin”, tha Bardhi.
I pyetur se sa do vijojë kjo protestë, deputeti tha se tani e kanë qytetarët në doë dhe do zbatohet vullneti i tyre.
“Protestën e çuam deri në fund, sipas asaj që ishte planifikuar, te Bashkia. Do i bindëmi vullnetit të qytetarvëe, se deri kur do vazhdojë mosbindja civile. Kështu është kur ke polici nën ombrellën e krimit të organizuar, që lag qytetarët, hedh gaz lotsjellës dhe dhunon. Nuk e dimë ç'do bëjmë pas protestës së sotme. Por hapat dhe planin tonë do i bëjmë të ditura hap pas hapi në media”, tha deputeti.
Edhe tek Zogu i Zi qarkullimi i makinave është pothuajse i hapur sipas raportimit të gazetares Esiona Konomi dhe pamjeve të sjella nga Report Tv, gjatë protestës së PD dhe opozitës.
Protestuesit në këtë zonë të kryeqytetit ndodhen vetëm në një pjesë të rrethrrotullimi, të rrethuar në atë kënd.
Bllokimi për momentin është vetëm tek bashkia dhe tek rruga e Elbasanit.
Protesta e mbrëmjes së sotme pati edhe një episod të veçantë që nuk kaloi pa u vënë re. Deputeti i PD, Flamur Noka, për të disatën herë bëri deklaratë publike para mediave dhe këtë herë akuzoi kupolën e Policisë së Shtetit dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.
Teksa akuzonte policinë të lidhur me krimin dhe trafiqet, Noka përmendi edhe emrin e Sokol Bizhgës, nëndrejtorit të Policisë së Shtetit, ish i komanduar si drejtor i përgjithshëm pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.
Në ato momente Bizhga ishte pas kordonit policor i vendosur për masat e sigurisë dhe ndjekjen e planizimit të efektivëve.
Noka: Unë ty personalisht do të të shtyp në çdo aspekt!
Bizhga: Dëgjo! Unë i kam shërbyer 34 vite këtij shteti, majtas dhe djathtas. Unë jam në punë të vet.
Noka: Ti i shërben bandave dhe jo pushtetit. Ti i shërben krimit. Ti nuk ke lidhje me fytyrën e këtyre policave. Ti je pasqyrë e një krimi. Ti je pasqyrë e horrave, s’je polic ti.
(Protestues në distancë: Si e përdor dhunën mor burrë. A je familjarë, a ke kalamaj, si e përdor dhunën ti)
Bizhga: E ke gabim ti!
(Protestuesi në distancë: Legen. Je duke dalë në pension dhe përdor dhunën. Si mor përdor dhunën? A ke nën, a ke babë, a ke kalamaj ti, a ke motër mor...)
Ndërsa dëgjonte deputetin e PD-së që i përmendtte emrin bashkë me kryepolicin Ilir Proda dhe Neritan Nallbatin, Bizhga e ka marrë me buzëqeshje, duke kthyer edhe kokën në krahun tjetër.
Protesta mbyllet vetëm te Sheshi Uillson, grupi i të cilëve u drejtua për te Bashkia e Tiranës. Por nuk pati asnjë lëvizje nga pikat e tjera të protestës së opozitës, edhe pse komunikimet me telefon dhe mesazhe ishin të shumta (të para edhe në TV).
Ishte Gazment Bardhi që urdhëroi turmën te pika e sheshit që të merrnin rrugën drejt Bashkisë. Por nuk pati asnjë lëvizje nga pikat e tjera, si Rruga e Elbasanit, Rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Pallati me Shigjeta.
Bardhi denoncoi dhunën policore teksa shkëputej me mbështetësit, duke denoncuar edhe ministrin Ervin Hoxha. Kurse sekretari i Partisë së Lirisë, tedi Blushi, u shpreh se “nuk kishin dalë për xhiro, por për protestë”.
Protestuesit e PD janë mbledhur në Bashkinë e Tiranës, pas rreth 1 orë e 50 minuta protestë në 5 akset kryesore të vendit.
Flamur Noka mbajti një tjetër prononcim tek rruga e Elbasanit pranë xhamisë së Namazgjasë ku akuzoi drejtorët e policisë Ilir Proda e Sokol Bizhga dhe të tjerë që sipas tij kanë fshehur vrasjen e Martin Canit dhe i ndërsehen qytetarëve.
'Policia duhet të respektojë ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk duhet të çohet të dhunojë qytetarët. Ndërkohë që kupola e vet fsheh vrasjen e Martin Canit dhe Klodjan Rashës dhe atij në Pogradec. Një polici që ka mision të luftojë opozitën nuk mund të quhet polici. Ato fytyra nuk mund të quhen polici e shtetit. Janë mercenarë. Nuk ka lidhje me policinë Ilir Proda, as Sokol Bizhga. Janë polici politike. Ne jemi në misionin tonë në mosbindje civile. Policia nuk ka të drejtë as të jap leje dhe të marrë leje, vetëm njoftohet. Kur ishim në bulevard a ishin të bllokuara rrugët.
Po kur lali vjedhësi bllokoni Tiranën, merr masa kjo trup horrash. Është polici politike e destinuar për të luftuar opozitën . Ja ai prapa, Sokol Kriminel Bizhga. Këto fytyra urdhërojnë dhunën ndaj opozitës dhe vjedhjen e votave. Do ta paguajnë një më një. Këta janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar. Konkursi që ka bërë Suel Çela? Ai e ka karrigen mbi gjakun e gardistit. Një gjë po ju them kush guxon të prek një protestues do ketë punë me PD. Ata që guxojnë ti shërbejnë politikisht bandës së pushtetit në kundërshtim me çdo ligj dhe normë do i bëjnë mirë hesapin.'
Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi sulmoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha si të lidhur me bandat në Durrës.
Duke u larguar nga sheshi Uilson gjatë protestës së PD-së, drejt bashkisë së Tiranës, Bardhi sulmoi dhe policinë e shteti që sipas tij nuk arreston anëtarët e bandës së Elbasanit por merret me qytetarët e thjeshtë.
'Janë ekzekutuar vetëm 5 edhe këta jashtë territorit. Në vend që të arrestonte bandën e Elbasanit ishite sot kundër qytetarëve. Provuan që janë narko-polici kundër qyetarëve të ndershëm. Një polici që drejtohet nga ministri i Brendshëm ushtar i provuar i bandës së Durrësit. Lidhje e vjetër e trafikut të drogës. Secili prej këtye fakteve do bëhet publik në vijim.'
Protestuesit nga sheshi në Tiranë janë zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës. Pasi një autobot me ujë nisi t’i shpërndajë, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi bëri thirrje që të zhvendosen drejt Bashkisë së Tiranës.
Bardhi ishte ai që printe protestuesit drejt Bashkisë së Tiranës, ndërsa gjatë ecjes dallohet teksa koordinon protestën me telefon. Të njëjtën gjë edhe Enno Bozdo, i cili dallohet teksa qëndron në telefon gjatë ecjes, ndërsa në krah të tyre është deputete Luan Baçi, Erisa Xhixho e Ilda Dhori e Bledion Nallbati.
Teksa situata po qetësohej te “Sheshi Uillson” në Tiranë, një grua në moshë u pa që u ndje keq dhe ra në rrugë.
Gruaja humbi ndjenjat, kurse në fytyrë mbante një maskë për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës.
E shoqëruar nga deputetja Erisa Xhixho, por edhe efektivët e Policisë që e morën nga krahët duke e vendosur në cel të rrugës për ndihmën e parë.
Pas pak minutash e moshuara është përmendur dhe ngritur në këmbë, teksa pranë u afrua edhe kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.
Te sheshi ndodheshin përveç efektivëve ehde autoboti me ujë. Rruga në shesh është hapur, pasi drejtuesit e protestës udhëzuan turmën që të drejtoheshin për te Bashkia e Tiranës. Gjithashtu është liruar rruga për qarkullimin e mjeteve.
Protesta e PD pasditen e sotmë është vendosur në 5 pika kryesore në Tiranë: Tek Bashkia e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Ëillson” dhe Pallati me Shigjeta.
Gjatë protestës nuk munguan përplasjet me policinë, si edhe hedhja e gazit lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Në fotot më poshtë sjellim disa momentet më pikante gjatë protestës.
'Sheshi Willson', Tedi Blushi hipën mbi autobotin me ujë
Deputeti Eno Bozdo përplaset me policët
Deputeti i PD Oert Bylykbashi përplaset me efektivin civil tek rrethrrotullimi i 'Zogut të Zi'
Bllokohet tërësisht “Zogu i Zi”, policia devijon trafikun
'Sheshi Willson', Bledjon Nallbati përplaset me policët
Hidhet gaz lotësjellës tek 'Sheshi Willson', shpërndahen protesuesit
Hidhet ujë ndaj protestuesve para Bashkisë së Tiranës
Protestuesit ulen këmbëkryq te 'Sheshi Willson'
Te sheshi Uilson ka filluar qarkullimi i automjeteve normalisht.
Nga pjesa që vjen prej stadiumit Dinamo drejt Librit Universitar qarkullimi është zhbllokuar nga policia.
Fillimisht iu desh hedhja e gazit lotsjellës dhe më pas e hedhjes së ujit nga autoboti në shesh që protestuesit të shpërndahen edhe pas debateve dhe shtyrjeve të deputetëve të PD dhe Tedi Blushit me efektivët e policisë.
Erisa Xhixho e ulur këmbëkryq në rrugë, teksa kërcënon Policinë
Protesta e opozitës ka denigruar jo vetëm në bllokim të dhunshëm të akseve rrugore në 5 pika të Tiranës, por edhe në konfrontime fizike me Policinë dhe ulje këmbëkryq në shesh.
Një prej deputeteve pjesëmarrëse të Partisë së Lirisë ka qenë edhe Erisa Xhixho, e cila i është bashkuar protestës teksa është ulur këmbëkryq në mes të rrugës për disa minuta, përkrah një të moshuari, teksa i bën thirrje policisë të largohet në mënyre që opozita të vazhdojë mosbindjen civile.
Por kjo ulje në asfalt nuk zgjati shumë, teksa pas disa minutash ata janë ngritur, duke u zhvendosur më tej.
"Keni 2 zgjedhje, ose të na shkelni, hajde guxoni një herë, guxoni të na shkelni. Gjyshin do shkelni që ka dalë për pension? Policët të largohen pak, se na merrni ajrin, largohuni!", tha deputetja e PL ndër të tjera.
Protesta duket se është më e tensionuar tek 'Sheshi Uilson' në Tiranë, ku ka bllokim rruge, konfrontime, hedhje të gazit lotsjellës dhe autobot uji.
Më aktivi dukej deputeti i PD, Bledjon Nallbati, i cili në një moment kërkoi që të çante kordonin për të përparuar më tej me protestuesit.
Teksa ai u rrethua nga efektivët, Nallbati është mbërthyer fortë pas autobotit të ujit dhe më tej është konfrontuar fizikisht me ata.
Dhjetëra policë mezi kanë mundur ta shtyjnë atë dhe ta shkëpusin, teksa nuk munguan edhe përplasjet fizike dhe deri përdorimi i sprajit me piper, ujit me presion dhe gazit lotsjellës.
Hidhet ujë tek sheshi Uilson ndaj protestuesve.
Pas debatit me policinë nga eksponentët e PD-së dhe Tedi Blushit policia vendosi të hedh fillimisht gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit tek sheshi Uilson.
Blushi dhe Luan Baçi hipën fillimisht sipër autobotit, më pas u larguan nga gazi dhe policia filloi të hedh ujë nga autoboti.
Sekretari i PL-së Tedi Blushi ka hipur sipër autobotit me ujë tek sheshi Uilson teksa PD dhe opozita po protestojnë në disa prej rrugëve të Tiranës.
Blushi është shfaqur në versionin Vojo Kushi, i cili hipi sipër tankut gjatë luftës së dytë botërore në një prej rrugicave të Tiranës, duke humbur jetën.
Mesa duket Blushi është frymëzuar nga lideri i PL-së në arrest me burg, Ilir Meta.
Teksa opozita po ndjek strategjinë e saj të mosbindjes civile me bllokimin e 5 pikave kyçe të qarkullimit në Tiranë, tensione të larta ka pasur edhe tek qytetarët e shumtë që udhëtonin me mjete, sepse trafiku jo vetëm është rënduar, por edhe paralizuar në disa segmente.
Thirrjeve të policisë për lirim të rrugës, opozita i është përgjigjur me ulje këmbëkryq në rrugë dhe me bllokim, deri në shtyrje me efektivët.
Ata drejtuan turmën me megafon për vijim të protestës, teksa qytetarët i kërkuan Policisë që të liroheshin akset nga protestuesit, sepse kishin edhe punë apo emergjenca personale.
Madje në disa momente, të pakënaqur, qytetarët kritikuan ashpër policinë. Përplasjet verbale pati edhe me shoferë që nuk pranonin të ktheheshin pas, drejt Laprakës.
Shtyrje mes policisë dhe deputetëve dhe eksponentëve të PD-së tek sheshi Uilson.
Një pjesë e rrugës është e bllokuar dhe në krye të rrugës është një autobot me ujë i vendosur nga policia.
Deputetët e PD-së me në krye Gazment Bardhin kanë refuzuar praninë e autobotit në rrugë. sakaq, kanë filluar shtyrjen me efektivët e policisë.
Gazment Bardhi ka debatuar me policët gjatë protestës në sheshin Willson.
Asnjë arsye as për të dhunuar, as rrethuar deputetë e opozitës me forca speciale. Ne nuk jemi kriminelë, nëse ju keni forcë ekzekutoni urdhërarrestet për bandën e Elbasanit, se keni kap vetëm 5 nga 19. A ke forcë, shko kap bandën e Elbasanit. Këta janë kundër popullit qytetarëve dhe deputetëve të opozitës.
Tedi Blushi i Partisë së Lirisë i është bashkuar protestës së PD në sheshin Willson. Në një prononcim për mediat, Blushi tha se nuk ka kthim nga beteja për të çmontuar regjimin kriminal. Blushi thotë se policia ka marrë urdhër për të dhunuar opozitën e qytetarët.
Prononcimit iu bashkua edhe deputeti i PD, Luan Baçi, i cili i bën thirrje policisë të mos provokojnë qytetarët.
"Proda e ministri të tërheqin policët, mos të provokojnë qytetarët e deputetë. S’ka kthim pas kjo punë derisa qytetarët të largohen vetë. Ne këtu jemi, autoboti të bëjë punë e vet", tha Baçi.
"Deputetë po dhunohen, gazetarët po dhunohen, ishte një grua shtazën aty që po dhunohej, kanë marrë urdhër për të dhunuar opozitën, ta harrojnë se do ikim nga ky shesh. Betejë pa kthim deri në çmontimin e këtij regjimin kriminal, që dhunon gra shtatzënë, të moshuar e gazetarë. Nuk shkojnë të kapin autorët e masakrës të Shkodrës, e bandat në Elbasan", tha Blushi.
Flamur Noka mbajti një prononcim të shkurtër për gazetarët gjatë protestës së PD-së në rrugët e kryeqytetit. Noka ishte tek rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë, ku pati akuza ndaj policisë dhe ministrisë ë Shëndetësisë, që sipas tij dërgojnë ambulanc pranë protestuesve.
'Një ambulancë duhej për Martin Canin. Jo e çuan në Spital Ushtarak, shikoni gjithë këto urgjenca. Ka fytyrë më çnjerëzore se kjo e këtyre. Po minstri i Shëndetësisë është kjo. Këta janë bandë. E patë policinë e Ilir Prodës. Ishin edhe babai edhe mamaja ishin kontributor të drejtësisë së re, pjesë e shtabit të Rilindjes. Kjo është policia, kjo është fytyra, fytyra është tek fshehja e provave të krimit. Për të luftuar opozitën, për të ushtruar dhunë janë famëkeqi Sokol Bizhga, Neritan Nallbati.'
Noka ndërpreu fjalën më pas për shkak të ezanit që vinte nga xhamia e Namazgjasë.
Flamur Noka merr mesazhe në telefon nga dikush tjetër
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në disa momente kur protesta dukej sikur u qetësua në pikat e bllokuara dhe Policia kishte arritur të spostonte turmën për të krijuar aks të lirë për mjetet, u pa të nxirrte telefonin dhe të komunikonte me mesazhe.
Kjo skenë zgjati për disa minuta, teksa ai qëndronte para gardhit të Policisë dhe dukej se komunikonte me dikë në krahun tjetër.
Nuk dihet se me kë komunikoi deputeti opozitar, por menjëherë pas kësaj ai dha edhe deklaratë për mediat, teksa irritimi i qytetarëve të bllokuar në mjete ka qenë i madh dhe tensionet të larta.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, nga protesta e PD u shpreh se policia po i provokon protestuesit. Sipas tij, nga ana e protestuesve nuk ka pasur akte dhune.
‘Është një provokim i panevojshëm nga policia. Nuk e dimë se kë duan që të frikësojnë me këto masa. Ne do të qëndrojmë aq sa kanë kërkuar qytetarët që të rrinë. Kjo protestë është paqësore dhe s’ka asnjë akt të dhunshëm. Se ca bëjnë këta se di’, tha ai.
Flamur Noka tha nga protesta se mazhoranca është tmerruar dhe është në panik, prandaj dhe ka urdhëruar policinë të ndërhyjë në protestë.
Ai paralajmëroi se revolta e qytetarëve do të mbërrijë deri në Surrel, atje ku banon kryeministri Edi Rama,
"Po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniform të rekrutuara nga rilindja kërkojnë të intimidojnë dhe të kërcënojnë opozitën. I them nipit të Enver Hoxhes dhe Ramës, largoni duart nga qytetarët. Ky është një mesazh që ua përcjell sot nga ky vend.
Asgjë nuk mund të ndalojë, jo mercenarë, jo kriminele, jo trafikantët, askush nuk e ndal dot mosbindjen civile. Janë të tmerruar, vala e revoltës qytetare do të mbërrijë edhe në Surrel."
Protestuesit u përplasën fizikisht me policinë në sheshin e Willson në Tiranë. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe në këtë moment ka pasur një përplasje fizike.
Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe punonjësve të policisë në protestën që po zhvillohet sot nga opozita.
Në pamjet e siguruara nga report Tv, shihet një moment kur protestuesit shtyjnë forcat e policisë, ndërsa dëgjohet dikush duke thënë: ‘O militantë pse shtyn’. Mes turmës shihet edhe deputeti i PD Edi Paloka, i cili shtyn policët.
Vijon protesta e PD dhe opozitës në disa prej pikave të qarkullimit në Tiranë.
Tek Zogu i Zi, policia krijoi një rrugë për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish sheshi Shqiponja! Kundravajtje në rreth te Zogu i Zi.
Sakaq,ka pasur përplasje me policinë në disa prej pikave të Tiranës mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit i bëjnë thirrje edhe eksponentëve të PD-së të lirojnë qarkullimin.
Policia ka arritur që të zhvendosë protestuesit nga Bashkia e Tiranës, duke i larguar ata në drejtim të bllokut të ministrive në qendër të Tiranës. Policët ndërhynë për të shpërndarë turmën duke përdorur autobot me ujë, ndërkohë që janë policët janë vendosur gardh për të mos lejuar protestuesit e PD që t;i afrohen Bashkisë.
Sërish ka përplasje mes protestuesve tek bashkia e Tiranës.
Siç duket nga pamjet e sjella nga gazetari Sokol Dema, duken eksponentë të PD-së si Edi Paloka apo Belind Këlliçi që shtyjnë policinë dhe përplasen me forcat efektive. Ndërkohë janë afruar dhe autobotat me ujë të cilat janë hedhur drejt protesuesve prek 3 apo 4 minutash.
Përplasje me policinë ka pasur edhe në zona të tjera të Tiranës si tek Pallati me Shigjeta apo sheshi Uilson.
Dhjetra protestues janë ulur këmbkryq në mes të rrugës te Sheshi Willson.
Së bashku me ta është ulur edhe Gazmend Bardhi.
Përplasje nuk munguan edhe te zona e “Zogut të Zi“, ku pati edhe mosmarrëveshje mes qytetarëve, teksa efektivë të policisë ndërhynë për të qetësuar situatën.
Ka qenë një konfrontim i pretenduar për goditje me grusht që ka ndezur gjakrat, teksa palët, ku nuk munguan përfaqësues të PD si deputeti Oerd Bylykbashi, ndërhynë për të penguar arrestimin e një prej mbështetësve të tyre që po akuzohej për sulm.
Bylykbashi u pa teksa ndalonte dy nga personat (pozicioni i të cilëve nuk dihet, por duken si efektivë të veshur civilë) për të marrë të riun. Bylykbashi u kërkon që të mos prekej njeri në protestë dhe se personi të bënte kallëzim dhe s’kishte nevojë as për arrestim në flagrancë as për shoqërim. Gjithashtu ai degjohet teksa thotë se personi shkonte vetë në Polici.
Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.
Debati mes palëve:
Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit!
Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë!
Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj!
Polici civil: Merru sa të duash.
Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them! Nuk ka nevojë për arrestim, të bëhet kallëzim, vjen vetë...
Një makinë është bllokuar tek Pallati Me Shigjeta teksa PD po proteston në disa rrugë të Tiranës.
Siç duket nga amjet e siguruara nga Report Tv, protestuesi i ka dalë përpara një makine dhe nuk e lë të kalojë.
Sakaq, eksponentë të PD-së si Flamur Noka kanë pasur përplasje me policinë gjatë protestës që ka nisur në orën 17:00.
Bardh Spahia duke u konfrontuar fizikisht me Policinë
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD, Bardh Spahia, gjithashtu u përfshi në përplasje dhe konfrontim fizik me efektivët në krye të detyrës, të planizuar në një nga pikat e kryeqytetit.
Ai u pa teksa sulmoi fizikisht uniformat blu duke i shtytur me forcë, për të hapur rrugën që të kalonin protestuesit dhe të bllokohej aksi.
Efektivët nuk lëvizën nga vendi duke i kërkuar që të zhvendosej, teksa shihet se një prej protestuesve kërkon që ta mbështesë kundër policisë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazmet Bardhi, gjatë protestës iu është drejtuar punonjësve të policisë duke thënë se policia duhet që të merrte masa për bllokimin e rrugëve, pasi i është dërguar njoftim zyrtar se do të protestohej.
‘Ju lutem më thoni në cilin ligj bazoheni dhe unë ju dëgjoj, për faktin që jeni policia e shtetit dhe jo policia e pushtetit. Ne ju kemi njoftuar zyrtarisht dhe ju duhet të merrni masa përt bllokimim e rrugëve', tha ai.
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te "Rruga e Elbasanit".
Flamur Noka ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.
Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.
“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, thërriste Noka, ndërsa shtynte dhe qëllonte policin.
Përplasje të ashpra të deputetit Flamur Noka me efektivë të policisë, në rrugën e Elbasanit. Deputeti Noka dhe Xhelal Mziu janë përplasur me policinë e cila u përpoq të ndalonte bllokimin e rrugës.
Tek Xhamia e Namazgjasë një person kahumbur ndjenjat. Është e paqartë dinamika.
Po njoftohet ambulanca.
Protesta e opozitës në mosbindjen civile në orën 17:00 ka nisur me tensuione dhe përplasje.
Jo vetëm deputeti Flamur Noka i PD, por edhe ish-deputeti Luciano Boçi ishte një nga aktivët duke i shkuar efektivëve të planizuar që të largoheshin dhe të mos pengonin mbështetësit.
Teksa Policia e Tiranës bënte thirrje me megafon që qytetarët të mos e bllokonin rrugën, pasi ishte krijuar radhë e madhe automjetesh, Boçi u pa teksa duke i folur ashpër dhe drejtuar gishtin efektivëve që ishin gardh, të largoheshin prej aty.
Policia e Tiranë informon lidhur me protestën që pritet të mbajë sot PD dhe opozita në disa prej rrugëve të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00 deri në 20:00.
Bëhet me dije se DVP e Tiranës ka informuar PD dhe sekretarin e saj Flamur Noka se pengimi i qarkullimit në disa pika të Tiranës siç është plani i PD-së cenon të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve dhe pengon qarkullimindhe transportin publik dhe privat.
Bllokimi i rrugëve thotë policia, është vepër penale dhe në kundërshtim me ligjin për të cilin mban përgjegjësi organizatorët e protestës. Më tej policia shton se në rast bllokimi qarkullimi i mjeteve do të devijojë në rrugë alternative.
Njoftimi i DVP Tiranë:
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organizativ i subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 26.11.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.
Në zbatim të germës “a” të nenit 6 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.
Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, në zbatim të germës a, të nenit 24 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.
Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.
Keto deputete qe godasin policin duhet te denohen per goditje per shkak te detyres. Pse si qenka je deputet e ben cfar te duash ??
PërgjigjuKeta edhe ata 1 grusht votuesish qe kane i largojne me zor nga partia e tyre. Kush te voton nese mbetet i bllokuar ne rruge? A rritet simpatia per opoziten apo per qeverine ne kete rast? Keta jane pa ide, s'po dine se c'po bejne, nga deshtimi ne deshtim.
PërgjigjuMesa duket nga media ra qeveria me zgjedhje parakohshme lokale dhe vendore njekohesisht
Përgjigju