Zgjedhjet 2025/ Berisha në arrest shtëpie mbledh kryesinë: Protesta deri në krijimin e qeverisë teknike! Caktohen 12 drejtuesit në qarqe! Noka e Paloka në krye të fushatës

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur me videokonferencë nga Sali Berisha në arrest shtëpie për aferën “Partizani”, caktoi pa surpriza, 12 drejtuesit politikë në qarqe. Ashtu siç pritej drejtuesit e rreshtuar krah Berishës që në ndarje të rrugëtimit me Bashën, do të udhëheqin politikisht disa nga qarqet kryesore.

Belind Këlliçi, pavarësisht se ishte një kandidat humbës në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës, do të jetë tashmë drejtues politik i të gjithë qarkut. Luçiano Boçi, pasi la mandatin e deputetit një vit më parë për të kandiduar për Bashkinë e Elbasanit ku po ashtu doli humbës, tani do të drejtojë qarkun e Shkodrës, bashki të cilën vitin e kaluar për herë të parë në pluralizëm, e fituan socialistët.

Enno Bozdo është konfirmuar në Berat, ndërsa surprizë ishte delegimi i Ivi Kaso në qarkun e Korçës, pozicion të cilin më parë e ka mbajtur Edmond Spaho.

Ervin Salianji, i cili udhëhoqi fitoren e Partisë Demokratike në bashkinë e Kavajës, një ndër të paktat bashki të fituara nga opozita, do të drejtojë fushatën e elektorale në Elbasan. Qark të cilin më parë e ka drejtuar Gazment Bardhi, i cili është caktuar të drejtojë fushatën elektorale në Fier. Më parë qarku i Fierit drejtohej nga Luan Baçi.

Në Lezhë do të rikthehet Agron Gjekmarkaj, qark në të cilin doli deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Xhelal Mziu, i cili fillimisht u rreshtua krah Bashës pas ndarjes së PD-së, por kaloi sërish në mbështetje të Berishës, është rikonfirmuar në qarkun e Dibrës. Në Kukës është konfirmuar Flamur Hoxha, ndërsa Tritan Shehu do të drejtojë sërish Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën e Oerd Bylykbashi sërish Durrësin.

Në mungesë të Sali Berishës, Edi Paloka kryetar i Këshillit Kombëtar, dhe Flamur Noka Sekretar i Përgjithshëm i PD, do të jenë përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e gjithë procesit deri në zgjedhjet e 2025 në shkallë vendi.

Albana Vokshi drejtuese e Forumit të Gruas do të ketë përgjegjësi në shkallë vendi për organizimin e forumit dhe mobilizimit të grave. Ndërsa kreu i FRPD, Besard Xhaferri, do të merret më organizmin e të rinjve në të gjithë vendin.

Në fjalën e tij nëpërmjet një video mesazhi nga shtëpi ku ndodhet në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Sali Berisha kërkoi qeveri teknike.

‘Ndaj edhe përparësia absolute e PD, aleatëve të saj duhet të jetë lëvizja e fuqishme gjer në krijimin e qeverisë teknike. Ne të gjithë këtë do e ndërmarrim dhe e ndërmarrim si rrugën e vetme për të rikthyer votën e lirë. E ndërmarrim dhe do e ndërmarrim sepse jemi shpresa e vetme dhe se askush tjetër nuk mund ta ndërmarrë.’- tha Berisha.

Berisha tha se për krijimin e qeverisë teknike do të nisin një valë protestash, ndërsa Flamur Noka shtoi se në lidhje me këtë do të zhvillojnë një mbledhje tjetër për ta përcaktuar.

Drejtuesit politik të PD-së sipas qarqeve:
Tiranë: Belind Këlliçi
Durrës: Oerd Bylykbashi
Lezhë: Agron Gjekmarkaj
Shkodër: Luçiano Boçi
Fier: Gazment Bardhi
Kukës: Flamur Hoxha
Diber: Xhelal Mziu
Elbasan: Ervin Salianji
Korçë: Ivi Kaso
Berat: Eno Bozdo
Vlorë: Bujar Leskaj
Gjirokastër: Tritan Shehu

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Caktimi i drejtuesve politik të PD-së në qarqe zhgënjen demokratët në Lezhë! Ish-kreu i PD: Rithemelimi u transformua në farse

1725483173_arbenndoj.jpg

Ish-kreu i PD Arben Ndoji është shprehur i zhgënjyer me emrat e drejtuesve të rinj politikë të PD-së. Në Lezhë u caktua Agron Gjekmarkaj, ndërsa sipas Ndojit, Rithemelimi u katandis në riciklim.

‘Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD konfirmoi përfundimisht se Rithemelimi i PD, të cilin me aq pasion e mbështetëm prej shtatorit 2021 u transformua në një farsë.

Rithemelimi u katandis në Riciklim!

Nga sot deklarohem publikisht se nuk do pranoj kurrë që njerëz të pabesë të bëjnë marrëveshje të pista në emrin tim!

Respekt për demokratët e Lezhës!’- shkruan Ndoji.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 05/09/2024 09:52

    Po një pyetje kam une. Këta thonë do bëjm protesta,por mund të më thoni se çfarë kanë bërë këta nga 11 vjet????????????????????????? Jo shumë larg por një javë më parë. E megjithatë një gjë është e sigurt se çdo gjë ja bëjn vetes. Me këta monstra dhe me këto metoda aty tek shtat penxheret e kanë punën edhe pas viteve 30.

    Përgjigju
  • ZAKAREL ZAKA: 05/09/2024 09:42

    NE DURRES E KEMI TE LEHT ME OERTIN

    Përgjigju
  • Obobo: 05/09/2024 09:18

    Ndoka e paloka dy njerzit me te urryer . Injorante halabake keto si do as shpia vet

    Përgjigju
  • Linda: 05/09/2024 08:33

    Si mundet ne Lezhe te caktohet Ghekmarkaj karagjozi agjenti Greqis sahanlepiresi kryeminstrit grek??? Si mundet krimineli Elbasanit qe ska mbaruar detyrimet perpara drejtesis Gazmend shpifanjosi te caktohet ne Fier???? Si mundet Salianji qe ka probleme me drejtesin te drejtoj nje qytet??? Si mundet gjobvenesi Tiranes Kellic kerrici te vendoset ne Tirane???? Dhe ne fund super trafikanti nderkombetar super hajduti horri i horrave te drejtoj gjithe fushaten e zgjedhjeve Flamur kriminel Noka!!!! Familja Berisha dhe keta palacot qe ka zgjedhur e quajn Shqiperin prone private.

    Përgjigju
    • E DREJTA: 05/09/2024 08:55

      Linda ne se ne krye eshte nje KRYEBANDIT ,edhe ato qe i shkojne mbrapa minimumi jane bandite

  • Goni: 04/09/2024 22:52

    Ahahahahahaha gjithsesi rendesi ka pjesemarrja , se del I treti apo I katerti nuk ka rendesi fare..Hajde quaji opozite keta..

    Përgjigju
  • rezi: 04/09/2024 22:18

    Vetëm shpellarët mblidhen te krimineli Sali non grata.

    Përgjigju
  • Turi: 04/09/2024 21:57

    O Salih, me keta sahanlepires do garantosh voten e lire ti??? Me Mul gomarin e Paloqe Xhepistin do besh fushate ti??? Apo me Krriçin zhapzi do dalesh fitues ne Tiron? Ik shiko ndonje telenovele o Salih, se sa te jesh ti ne krye te PD dhe keta sahanlepires pas teje, Rama bohet sulltan. Mjere kjo toke e ju mban mbi shpatulla.

    Përgjigju
  • Niku: 04/09/2024 20:30

    Shume e bukur Stalla e nongratave,, pergatituni per videomontazhe te reja dhe angazhoni fort Bujar gozhden me Babalen ne vlore ..,dhe mos pranoni kurre humbjen thoni qe na i vodhen votat.

    Përgjigju
  • Ben: 04/09/2024 19:59

    Mul Noka njeriu kryesor i zgjedhjeve dhe i Pd-ës.VK.

    Përgjigju
  • ARDJA: 04/09/2024 19:49

    MER NJE BRIS. TE RUESH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave