PD zgjedh drejtuesit e 12 qarqeve/ E spostuan nga Fieri, vjen reagimi i parë i Luan Baçit! Avokati: Janë të njëjtët që humbën më parë! Nuk ka katarsis

Sot Partia Demokratike zgjodhi koordinatorët politikë të 12 qarqeve që do të udhëheqin këtë parti drejt zgjedhjeve parlamentare të 2025. Ndërkohë, drejtues kryesorë të PD-së drejt zgjedhjeve do të jenë Flamur Noka dhe Edi Paloka në mungesë të Berishës që ndodhet në arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion për aferën e ish kompleksit "Partizani". Ky zhvillim nga kampi opozitar u diskutua sot në mbrëmje në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, të drejtuar nga moderatori Denis Minga.

Në qarkun e Fierit, drejtues politik nuk do të jetë më Luan Baçi, por nënkryetari i partisë Gazment Bardhi. Në media qarkulluan lajme se kjo nuk u prit mirë nga deputeti i Fierit, Luan Baçi. Por në studion e 'Repolitix' ai tha se këto lajme ishin të pavërteta.

'Sinqerisht më vjen keq media si ju, Top Channel dhe disa të tjera keni një kënaqësi të madhe dhe kërkoni me patjetër të bëni lajm dhe të krijoni lajm ku nuk ka. Ju futeni dhe në mendjen e të gjithë neve se çfarë mendojmë dhe na vini në gojë çfarë nuk kemi thënë. Ju nuk e imagjinoni dot, më vjen mirë që bëhet lajm për PD. Këto janë organizime të brendshme të PD, që janë punë të brendshme dhe i dimë vetë si i organizojmë gjërat. Një parti bën Kuvend të jashtëzakonshëm siç e kemi bërë. Ne nuk kemi drejtues politikë, kemi koordinatorët politik.

Që emërohen nga kryetari i partisë. Dhe mund të emërohen për 4 vjet, por edhe për 1 vit, 2 vjet. Nuk e kam punë që ushqehem, por e kam detyrë politike e ngarkuar nga partia dhe kryetari, por absolutisht nuk më ndryshon asgjë pozicioni politik që bëj. Jo pakënaqësi që nuk kam, por ndjej kënaqësi që në ekipin drejtues të qarkut të vijë nënkryetari. Nuk më sposton askush, jam deputet i Fierit, nuk ka spostime. Ka ndryshime që bëhen herëpashere. Ka rreth 2 muaj që përflitet në media, kush do jenë drejtues politikë, nuk është korrekte që marrin në telefon dhe thonë nga burime të sigurta pranë PD do jenë këta drejtues. Nuk thonë se nga kush. Përsëri kanë dështuar në atë ç’kanë thonë.'

Avokati Karaj, shikon me listën e përzgjedhur një mosreflektim nga PD-ja që zgjedh të njëjtët njerëz me të cilët humbi në 2021.

'Kështu nuk vihet në pushtet. Nuk kemi bërë katarsis midis vetes sonë. Nuk e bëjmë po e çojmë edhe në 2025. A thua se nuk ka të tjerë PD që mund të jenë të denjë dhe të pangarkuar politikisht për të drejtuar qarkun.'

Ndërkohë, deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku vlerësoi pozitivisht fjalimin e Berishës me video-mesazh në këtë mbledhje

'Ka patur ndërrim drejtues katastrofal të drejtuesve, ministrave të PS. Thonë çështjet e partisë hajdeni brenda dhe merreni vesh. Mua mu duk, Berisha një fjalë e qetë, dukej një parti në paqe me vete. E ndjeva të fliste në mënyrë realiste. Këto janë sfidat. Mu duk një fjalë realiste. Nuk mu duk fjalë stafete. Janë dy njerëzit më të besuar, më duket një veprim logjik.

Në pamundësi të jetë fizikisht në mbledhje ja la. Më e rëndësishme nga çfarë tha? Berisha, është një lajm që e vlerësoj pozitive, ka qenë një debat shumë i madh, është një situatë ethesh për listat e deputetëve. Debati i madhe për listat dhe kodit ishte se u duk që një pjesë e burokracisë të partisë kërkonin një kod zgjedhor me një pjesë të listave të mbyllura dhe një palë listash që do lëvizin për votën. Kjo reflekton tensioni brenda partisë. Berisha duke kthyer në temë të hershme, primaret për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë ka demontuat këtë problem.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:25
'Do garoje në primare përballë Xhelal Mziut'? Përgjigjet Kreshnik Çollaku: I kam kolegë të gjithë

 

I pyetur në Repolitix nga Denis Minga, nëse do t'i nënshtrohet primareve në PD, përballë Xhelal Mziut dhe të tjerëve, Kreshnik Çollaku u përgjigj se do ta bëjë këtë në mënyrë absolute ndaj kujtdo.

'Absolutisht me të gjithë po, në parim jam me këtë që të mbahet premtimi që është shumë i rëndësishëm dhe të organizohen primaret. Lista e kandidatëve është premtuar dhe duhet të dalë nga primaret. Lojën e vogël politike, për lista për skema ndodh në çdo parti. Primaret është një gjë që e rrëzon këtë. Listat e mbyllura, skemat i rrëzon. Çfarë tha Berisha sot është premtuese. Në rast se e mban ka për të qenë një mushkëri elektorale shumë premtuese në Partinë Demokratike. Po diskutojmë listën dhe në etikë nuk komentohet me emra, i kam kolegë të gjithë. Në 12 emra, 5 nga të cilët nuk kanë qenë mbështetës në themelimin e statutit të Rithemelimit në stadium. Tregon që nuk e shqetësuar kritikët, që kanë arritur të marrin një pozicion.'

Ora 22:00
12 drejtuesit e qarqeve të PD-së, Petro Koçi: Skuadër skifterësh për Sali Berishën

 

Deputeti i PS-së, Petro Koçi duke komentuar 12 drejtuesi e qarqeve të Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025, i quajti si skuadër skifterësh për Sali Berishën. Më tej thekson se lista e 12 koordinatorëve politikë të PD-së është thjesht një kthim prapa dhe asgjë e re.

'Po të shikosh listën dhe fakti që është një parti e drejtuar nga Berisha. Mesazhi që jepet, është ky: Kthim prapa. Domethënë nuk ka parti që janë me engjëj vetëm, kanë problemet e tyre daç të mëdha daç të vogla. Por ajo që është e qartë te PD është kthimi prapa. Jo ecja drejt ndryshimit, jo ecja drejt përparimit, drejt së resë, imazhit të ri, teknologji e re, fytyrë e re. Kështu që po të shikosh 12-shen aty janë skifterë. Është zgjedhur një skuadër skifterësh për Sali Berishën. Pavarësisht ndonjë emri që duhet aty për garniturë për të dëshmuar që kjo parti po bashkohet. Që ai do vinte dikë që do bënte udhëheqjen praktike të fushatës, udhëheqjen politike do e bëjë prapë ai në mënyrë virtuale. Pa dyshim i duhet një figurë. Zgjedhjet që ka bërë janë ajo që thashë në fillim, kthimi prapa.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë