PD mbledh sot Kryesinë, thirrje për bashkim në një ‘front’! Udhëzimi: Bashkë fitojmë zgjedhjet

Të ndarë mes tyre, demokratët synimin e kanë të përbashkët: Të fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të 2025-ës. Për ta arritur, Partia Demokratike nuk sheh zgjidhje tjetër, veçse bashkimit në një front, përfshirë çdo zë kundër.

Me logon që fituan në Apel e Basha kërkon t’ua marrë në Gjykatën e Lartë, PD fton drejtuesit dhe anëtarët demokratë të larguar të rikthehen e të bëhen pjesë strukturave zyrtare të PD-së pavarësisht mendimit ndryshe.

Sot në orën 18:00 kryesia e PD-së do të mblidhet për të diskutuar rreth strategjisë së aksionit opozitar të vjeshtës, por më herët me firmë të Flamur Nokës, është nxjerrë një udhëzim që i lë detyrë drejtuesve politik të qarqeve dhe krerëve të degëve, të mobilizohen dhe të identifikojnë çdo person me influencë në zonat e tyre, dhe të përpiqen ta bëjnë pjesë të frontit opozitar. 

“Strukturat drejtuese të çdo dege të identifikojnë, kontaktojnë dhe bëjnë çdo përpjekje për të afruar pas tyre çdo individ me reputacion publik e kontribut shoqëror që me veprimtarinë tij ka dhënë prova të angazhimit qytetar opozitar”, thuhet në udhëzim.

Përkundër dëshirës për bashkim, Lulzim Basha e ka bërë të qartë se vija ndarëse është distancimi nga Sali Berisha non grata dhe në hetim nga SPAK, dhe mbështetja e plotë ndaj sistemit të drejtësisë. Enkeleid Alibeaj nga ana tjetër po bashkohet me aleatë për të krijuar një parti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve

Hajduti vjedh 4 celularë në spitalin e Vlorës, momenti kur futet natën në dhomat e pacientëve