TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë këtë të dielë në orën 11:00 një mbledhje të përbashkër me kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar. Kjo mbledhje është e para për këtë sesion politik. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë Reforma Zgjedhore dhe aksioni opozitar.
PD dërgoi ditën e djeshme përfaqësues teknik në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso kërkoi ngritjen e një strukture të posaçme ekstraparlamentare për të realizuar reformën zgjedhore.
PD është shprehur se Reforma Zgjedhore është prioritet për interesin kombëtar duke qenë se është edhe një nga kriteret e vendeve të BE për nisjen e negociatave për anëtarësim.