PD mbledh grupin! Alizoti: Rrezikohet ekzistenca e partisë, s'mund të sillemi si në situatë normale! Noka: Do e mbledhim Kuvendin! Basha i prerë: Demokratët s'i përdor dot askush si ‘mish për top’

TIRANË- Kreu i PD Lulzim Basha është përplasur sërish me Flamur Nokën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Sipas Nokës, Basha nuk e ndal dot mbledhjen e Kuvendit të demokratëve, por kreu i selisë blu e paralajmëroi se askush nuk mund t’i bëjë demokratët mish për top. Vendosmëria e mbështetësve të Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD, është sfida e radhës me të cilën po përballet kryedemokrati Lulzim Basha.

Nga selia blu, pasi mblodhi deputetët e grupit parlamentar, Basha përsëriti qëndrimin se nuk do të lejojë mbledhjen e një strukture për qëllimet personale të ish-liderit demokrat. Madje ai shkoi edhe më tej, duke thënë se demokratët nuk mund të përdoren si mish për top.

“Mbi interesat e gjithkujt është ai i Shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”, tha Basha.

Megjithatë të kundërtën mendon Flamur Noka. Mbledhjen e radhës së grupit parlamentar, deputeti ia tha përballë Lulzim Bashës se nuk do të mund ta ndalojë dot mbledhjen e Kuvendit.  Noka zbuloi se nuk ishte i vetmi mes deputetëve që kritikuan situatën në të cilën selia blu ndodhet sot.

"Ajo që ndodhi në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rutinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë, iu kërkua nga Alizoti që të kuptohet që kjo parti është në krizë të thellë dhe që ka nevojë për zgjidhje dhe që nuk duhet fshehur. iu bë me dije edhe Bashës që Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar për statutin dhe për t'i dhënë një zgjidhje PD", ka thënë ai pas mbledhjes.

Kritikëve të Lulzim Bashës i është shtuar edhe deputeti Tomor Alizoti, i cili tha se PD-ja është në krizë ekzistenciale, e për pasojë nuk mund të sillen sikur gjithçka po shkon normalisht.

"Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve” mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti.

Sali Berisha në turin e tij të foltores ka deklaruar se tashmë firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, që do të vendosë mbi vendimin e marrë mbrëmjen e 9 shtatorit nga Lulzim Basha janë gati, ndërsa data pritet të zbulohet këtë javë. Ndërkohë përtej debateve për PD, burime bëjnë me dije se u ra dakord që Partia Demokratike do të depozitojë nesër në Kuvend projektligjin ku kërkon uljen e TVSH-së nga 20% në 6% . Kujtojmë që kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë me 7 propozime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, si dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6%

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Tomor Alizoti kundër Bashës: Nëse nuk shkojnë me Foltore na kryqëzojnë demokratët, nëse shkojmë na kryqëzoni ju! PD është në krizë, rrezikohet ekzistenca e partisë

Kritikëve të Lulzim Bashës për drejtimin e PD-së është shtuar edhe Tomor Alizoti. Mësohet se ai i ka kërkuar Lulzim Bashës që të mos sillet sikur partia është në një situatë normale, pasi PD-ja është në krizë.

“Në anije ka rënë zjarr, ne nuk mund të sillemi si në situatë normale. Kjo që po ndodh është një përplasje mes teje dhe Sali Berishës. Ti nuk duhet të pengosh deputetet të shkojnë në foltore. Nëse nuk shkon në foltore të kryqëzojnë demokratët, nëse shkon të kryqëzoni ju. Askush s’ka pse futet në këtë përplasje. Ne rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në foltore e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve.” mësohet të ketë thënë Tomor Alizoti.

Ora 17:15
Basha i prerë: Mbi interesat e gjithkujt është ai i shqiptarëve, demokratët nuk i përdor dot askush si ‘mish për top’

 

Lulzim Basha ka reaguar pas mbledhjes së grupit të PD-së.

 

“Mbi interesat e gjithkujt është ai i Shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush”, tha Basha.
 

Ora 16:57
Noka pas mbledhjes së grupit: Edhe Tomor Alizoti kërkoi që të kuptohej se PD-ja është në krizë! Ia bëra të qartë Bashës se Kuvendi do të mblidhet

 

Deputeti Flamur Noka ka bërë me dije se sërish në mbeldhjen e grupit të PD-së e ka marrë vëmendjen Sali berisha, e ndërsa tha se Lulzim Basha nuk mund të bëjë sikur gjërat në parti po ecin normalisht, pasi sipas tij aktualisht PD-ja është futur në një krizë të thellë. Ai tha se ia ka bërë të qartë Lulzim Bashës se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet. 

"Ajo që ndodhi në mbledhje ishte tendenca për të vazhduar te diskutimet e rutinës, ndërkohë që PD është në krizë të thellë, iu kërkua nga Alizoti që të kuptohet që kjo parti është në krizë të thellë dhe që ka nevojë për zgjidhje dhe që nuk duhet fshehur. Berisha ka bërë me dije që shumë shpejt do të mblidhemi për datën e Kuvendit, iu bë me dije edhe Bashës që Kuvendi do të mblidhet për të diskutuar për statutin dhe për t'i dhënë një zgjidhje PD. Kuvendiu nuk është as i Bashës dhe as i Nokës", tha Noka.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albert: 25/10/2021 16:51

    Vetëm duhet zbatuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar