Shoqëria civile nuk i është bashkuar protestës së kësaj të hëne ku organizatorja kryesore është Partia Demokratike. Heshtja e përfaqësuesve që nisën këtë kauzë duket se ka marrë tashmë rrugën ligjore.
Të kontaktuar nga Shqiptarja.com përfaqësues të shoqërisë civile konfirmojnë faktin se janë në diskutim me jurist të fushës me të cilët po përgatisin një padi të tretë pas dy të tjerave që janë dorëzuar në Prokurori më herët.
Padia do ti drejtohet Gjykatës me pretekstin se Bashkia ka shkaktuar dëme mjedisore nga punimet e kryera deri më tani për ndërtimin e këndit të lojërave. Pavarësisht kësaj ata theksojnë se janë në bisedimet dhe së shpejti pritet të takohen me përfaqësues ndërkombëtarë me të cilët do të diskutojnë rreth betonizimit të kryeqytetit.
/Shqiptarja.com