PD me pyetje të përditshme për Inceneratorët: Mal me plehra në Elbasan! Vjedhja 27 milion euro rrezikon shëndetin e qytetarëve

PD me pyetje të përditshme për Inceneratorët: Mal me plehra në Elbasan! Vjedhja 27 milion euro rrezikon shëndetin e qytetarëve

Mali me mbeturina në Elbasan, foto e sjellë nga PD

TIRANË- Partia Demokratike i ka drejtuar sërish 5 pyetje qeverisë për inceneratorin e Elbasanit. Përmes një deklarate për mediat, koordinatorja për media dhe komunikim në PD, Silvi Bardhi thotë se provë që inceneratori nuk funksionon janë pirgjet me plehra në qytet. Ajo thotë se me këtë ndotje rrezikohet shëndeti i qytetarëve, ndërkohë që sipas saj janë vjedhur 27 milionë euro.

"Mali që shihni në foto është Kilimanxharo e plehrave në inceneratorin e Elbasanit. Eshtë një gropë mbetjesh e kthyer në mal plehrash.  Incenerator nuk ka, por e keqja që ka kapur Elbsanin dhe Shqipërinë ka pjellë këtë mal. 

Duke parë këtë foto duam të bëjmë 5 pyetje:
- Nëse inceneratori i Elbasanit funksionon, pse është ky mal plehrash që i bën hije?
- Nëse nuk funksionon inceneratori, po Landfilli ku është degdisur?
- Për çfarë është ndërtuar inceneratori dhe landfilli i Elbasanit, nëse plehrat e qytetit kanë shkuar 300 metra mbi nivelin e detit?
 - Ku kanë përfunduar 27 milion euro të taksapaguesve shqiptarë, nëse inceneratori nuk punon, landfilli nuk shihet, dhe as përdoret, dhe plehrat janë po aty?
- A dëmtohet flora e fauna e zonës, dmth bimët dhe kafshët e zonës, apo më shumë se kaq shëndeti i elbasanasve, nga ky masiv mbetjesh, apo me shëndetësinë falas shërohet cdo gjë?
Këtij mali me pleh i mungon një gjel. Artisti Astrit Delvina mund ta zgjidhë këtë punë. Trupi i Elisës, mendtë e Borës dhe koka e Ramës të bëhen një gjel gjithë shkëlqim e të vendosen majë këtij plehu", tha ajo.

Bardhi hedh akuza në drejtim të qeverisë së Edi Ramës duke thënë se është i lidhur me krimin, korrupsionin dhe ndotjen dhe në vend që të merrtet me problemet kryesore që kanë qytetarët, bëjnë projektin e autoparkut ku bëhen gara me makina.

"E dimë që Edi Rama do që ne të mos flasim për asgjë. As për inceneratorët, as për cmimin e naftës, as kur një polic i tij vret një fëmijë 7 vjeçar, as kur portin e Durrësit e jep me ulje, si ta kishte pronë të gjyshit, dhe as kur krimi hedh ‘vallen e vdekjes’ mu në sy të publikut, të Policisë dhe të ministrit të tij të Brendshëm, i cili nuk bën punë, as të brendshme dhe as të jashtme, sepse nuk është për atë punë, por është aty se ashtu është një punë. Sot do t’i tregojmë z. Rama një mal me plehra.  I cili nuk dëshmon vetëm për ndotjen e mjedisit dhe vjedhjen me djegësit, por edhe marrëzinë e tij dhe të qeverisë që ai drejton. Sepse, në vend që të adresojë problemet e përditshme të qytetarit, krimin, korrupsionin dhe ndotjen, i lind ideja e një autoparku ku bëhen gara me makina", përfundon Bardhi.

Opozita prej kohësh ka ngritur një sërë akuzash drejtuar qeverisë për çështjen e inceneratorëve, duke pretenduar se kjo është skemë korruptive e qeverisë. SPAK falë hetimeve për inceneratorët ka arrestuar ish-ministrin Lefter Koka dhe ish Deputetin Alqi Bllako, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra penale sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe atij në Fier. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erbi: 29/08/2022 20:26

    Po ku jan keto plera qe nuk i shofim asnje dite

    Përgjigju
  • Erisa: 29/08/2022 18:35

    Si i bohet qe ju te PD keni zhvat gjith kohes popullin dhe kur iket e lat buxhetin nen 0?!

    Përgjigju
  • Ylli: 29/08/2022 18:34

    Aman mo dhe ju lat kokrrrn e namit pz… pse nuk harxhoni kohen tuj per te nxjerr ne drit naj gjo produktive ?

    Përgjigju
  • koli: 29/08/2022 16:39

    te vihen ne pune inceneratoret,,,,nuk behet ndryshe pastrimi i plehrave...groposja ne landfille eshte e demshme sepse ndot ujrat nentokesore....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë