PD: Miliarderët e PS-së të votojnë
heqjen e imunitetit në 6 gusht

PD: Miliarderët e PS-së të votojnë<br />heqjen e imunitetit në 6 gusht
TIRANE- Partia demokratike ka përsëritur sërish presionin ndaj kreut socialist Rama, për të votuar heqjen e imunitetit me 6 gusht, duke thënë se është ai që pengon deputetët e partisë së tij për të dhënë votën e “shembjes së murit të korrupsionit”.

Në lidhje me deklaratat e 4 deputetëve biznesmenë socialist Fidel Ylli, Paulin Sterkaj, Hazir Gashi dhe Sadri Abazi, të cilët thanë për të përditshmen Panorama se nuk janë ata që pengojnë kreun e opozitës të votojë heqjen e imunitetit, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, në një deklaratë për shtyp, tha se nëse kjo është e vërtetë, “dhe jo bizantinizmi i radhës së kryetarit të tyre” atëherë, sipas saj, le të faktojnë me votën e tyre në 6 gusht.

Sipas saj, me votën e tyre “zotërinjtë miliarderë në krye të Partisë Socialiste dëshmojnë se nuk pranojnë pasurimin e paligjshëm të tyre duke grabitur troje e toka, duke fshehur me imunitet taksa dhe tatime, kafshatën e fukarenjve të këtij vendi”.

“Duke votuar me 6 Gusht për heqjen apo kufizimin e imunitetit këta zotërinj do të dëshmojnë vullnetin e tyre se askush nuk do mund të përdorë më imunitetin si mburojë për të mbuluar trafiqet kriminale apo përvetësuar pasuritë publike të vendit”, njoftoi zëdhënësja e PD-së, Bardhi.

Vota e “klubit të miliarderëve” me 6 gusht për të hequr imunitetin, sipas Partisë Demokratike, do të thotë “se pavarësisht nga akuzat e përditshme të kolegëve të grupin të tyre socialist dhe jo vetëm të tyre për pasurim të paligjshëm, ata nuk kanë frikë nga pasuritë e tyre dhe nuk duan, nuk kanë nevojë për vellon e imunitetit për to”.

Në një thirrje të vazhdueshme ndaj Ramës, Partia Demokratike edhe sot I bëri thirrje kryesocialistit “të lejojë deputetët e tij që të votojnë më datë 6 Gusht për heqjen apo kufizimin e imunitetit si dëshmi e vullnetit të qartë për të shembur murin e korrupsionit, për të mos bllokuar rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si një provë që z.Rama dhe partia e tij pranojnë barazinë para ligjit e qytetarëve shqiptarë”.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit