PD mobilizohet me protesta për Salianjin, Braçe: S' ka lidhje me të, duan të sabotojnë integrimit në BE! Tabaku: S’ka provokim që ndan PD nga BE

Tensionin në rritje të opozitës dhe paralajmërimet për një aksion të fuqishëm që nisën fill pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit, të cilin demokratët e cilësojnë si “të dënuar politik”, për ish-numrin dy të qeverisë kanë një tjetër prapaskenë.

Teksa një ditë më parë, opozita “vlonte” përmes reagimeve publike e mediatike, duke e konsideruar dënimin e kolegut të tyre hakmarrje politike, deputeti socialist Erion Braçe akuzoi kundërshtarët politikë se po përpiqen të sabotojnë procesin e integrimit europian.

"Ky tensioni që po përcillet tani përmes telefonave, vesh më vesh, do ikim nga parlamenti, do i vëmë zjarrin, kush ka këllqe të përballojë aktet ekstrem me burim Partinë Demokratike, nuk ka të bëjë me fatin e njërit prej tyre. Zero. Nesër komisioni i integrimit duhet të miratojë draft-pozicionin e Shqipërisë për clusterin e parë dhe për kapitujt  parë që janë dhe më të rëndësishmit. Për këtë po bëhet e gjitha. Nuk e duan këtë, nuk e kanë dashur kurrë dhe nuk e duan as tani dhe do bëjnë çmos ta sabotojnë këtë proces që mund ta bëjë Shqipërinë edhe para vitit 2030 anëtare të BE", tha Braçe.

Akuzave që nga kampi blu, iu përgjigj Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane duke e cilësuar këtë tezë një provokim të socialistëve.

Ajo sqaron për Report tv, se mbledhja e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të premte ku do të miratohej pozicioni negociues i Shqipërisë për kapitujt e parë, është shtyrë për të analizuar me detaje materialet.

“Partia Demokratike e ka nisur këtë proces. Ne dhe Evropa jemi një e s’ka provokim nga Partia Socialiste që ndan PD nga Evropa. Angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë! Sot kishte nevojë për kohë për t’i analizuar në detaje materialet,  pasi 24 orë nuk ishin të mjaftueshme!”, tha ajo.

Opozita ka paralajmëruar përshkallzim të aksionit opozitar, jo vetëm përmes një proteste kombëtare që do të mbahet më 6 tetor, por edhe përmes një revolte të përshkallëzuar edhe në parlament.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 27/09/2024 14:04

    Salijani po shkon ne burg per kallzim te rreme , jo per pd se pd ne burg eshte perderesti eshte kryetari I tyre ne arrest si dhe antishqiptari me i ndyre per Shqiperine .Aty e ke vendin ne burg o banale,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?