PD:Ndryshimi në buxhet bëhet
për shkak të keq menaxhimit

PD:Ndryshimi në buxhet bëhet<br />për shkak të keq menaxhimit
TIRANË - Partia demokratike ka mbledhur sot Komisioni e saj për Ekonominë ku ka diskutuar për vendimet e djeshme të Komisionit të Ekonomisë në Kuvend. Sipas deputetit Sherefedin Shehu ndryshimi i buxhetit 2014 bëhet për shkak të keq menaxhimit.
 
Sipas tij, buxheti nuk vjen me rritje pasi shpenzimet nuk rriten. “Nga ana teknike, por edhe sipas ligjit çdo rritje e të ardhurave duhet të rritet edhe të ardhurat për buxhetin lokal. Pra e kuptueshme që ulja e deficitit, është ulje e shpenzimeve për qendrorët.”- u shpreh Shehu.
 
Pavarësisht se Kryeministri ka prezantuar shifra bombastike, shpenzime të mëdha në shëndetësi e arsim, e vërteta është krejt tjetër sipas Shehut,pasi bie në sy se janë ulur fondet për rrugët nacionale, për projektet për bujqësinë, në Ministrin e Financave, Ministrin e Drejtësisë, Ministrin e Mbrojtjes, përkujdesjen sociale, etj. tha ai.  
 
“Kryeministri dhe Ministri i Financave  deklaruan se kanë shtuar 4 miliardë për përkrahjen sociale, e vërteta është se janë shtuar rreth 1.3 miliardë.”- shtoi Shehu.
 
Florion Mima:CEZ i detyrohej shtetit mbi 500 milionë euro, po paguhen 95 milionë Euro 
Florion Mima e ka cilësuar si një shaka deklaratën se dëmshpërblimi ndaj CEZ nuk paguhet nga  buxheti i shtetit. Sipas tij kompania OSHEE do derdhë më pak para në shtet, pasi do të paguajë CEZ-in çek.

Deputeti demokrat Mima shtoi se qeveria shqiptare hodhi poshtë 500 milionë euro të cilat CEZ i deturohej kompanives shqiptare. 
 
Ndërkohë që Bode vlerëson se shuma që do të paguhet është më e lartë, pasi llogariten edhe interesat bankare nga e cila CEZ do të paguhet.  
 
“Kjo do të sjellë në rritje të panevojshme të çmimit të energjisë” –tha Ridvan Bode.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…