Partia Demokratike ka festuar fitoren në Qarkun e Lezhës, ku pas përfundimit të numërimit, arriti të ruante mandatin e katërt. Festimi i fitores konfirmon që PD-ja do t’i njohë zgjedhjet në qarqet ku ka fituar, por nuk do t’i njohë në zonat ku ka humbur.
“Faleminderit nga zemra secilit prej jush që besuat dhe qëndruat me Partinë Demokratike! Përballë gjithë makinerisë së pushtetit, qytetarët e qarkut Lezhë folën qartë, besimi nuk blihet, dinjiteti nuk nëpërkëmbet! Ky rezultat është fitore e përbashkët, e çdo votuesi, komisioneri, numëruesi dhe e çdo qytetari që mbrojti demokracinë me dinjitet e përkushtim. Mirënjohje të veçantë për kryesinë, drejtuesit e shtabeve, kryetarët e degëve, sekretarët dhe strukturat tona në Kurbin, Mirditë dhe Lezhë. Suksese deputeti Kastriot Piroli“, shkruan deputetja Elda Hoti.
Gjithashatu, kandidatët fitues të PD-së do t’i marrin mandatet e deputetëve, edhe pse Berisha ka deklaruar se nuk do t’i njohë zgjedhjet, pasi sipas tij janë manipuluar./ Prapaskena
Komente


Nje tuf injorantesh qe mbrojne interesin e sali vrasesit. Historia do ju gjykoje per keq dhe pasardhesit e juaj do vuajne per kete.
PërgjigjuUrinime Pedesë per fitoren , ja maji erdhi perseri data 17 Maj si sot 8 vjet me pare e hengren per here te pare me marrveshjen Rama Basha, mos u merzisni se ja erdhi 2046.
PërgjigjuFran, saliun aty e ke pas pas sumatriçes se kryetarit dhe vendimet saliu i ka pas marr. Shiko turpin e belindit si eshte katandis vetem per interesat e tij personale
Keni 12 vjet me gishta lart, do i keni dhe per 4 vitet e ardhshme . E dini se ku I keni dhe keni per ti pasur 2 gishtat lart. Me pak fjale ne sumatriçe.
PërgjigjuBelindi njeriu ma intrigant qe mund te ekzistoje don me tregu qe tani eshte afer saliut po aq afer bashes dikur
PërgjigjuBelind bej dicka me nder ne jeten tende jep doreheqjen dhe jepi dikujt qe e meriton vendin
PërgjigjuKaragjozer
PërgjigjuNjerez me anormal gezojne kot per tu dukur , po nuk ndryshuat totalisht as ne 2029 nuk keni per te fituar , pd parti anti shqiptare .Populli nuk haron .
Përgjigju