PD në alarm, Vlora, Saranda
dhe Himara braktisin Bashën

PD në alarm, Vlora, Saranda<br />dhe Himara braktisin Bashën
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zbritur në Jug të vendit në një tur takimesh në Sarandë, Himarë dhe në Konispol për të prezantuar programin e opozitës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, nga njëri qytet në tjetrin takimet e Lulzim Bashës vijojnë që të rrudhen. Pas Beratit dhe Gjirokastrës dje, sot në takimin që zhvilloi në Sarandë, Bashën e kishin braktisur demokratët dhe qytetarët e thjeshtë.
 
Në shesh ndodheshin një numër shumë i vogël qytetarësh, të interesuar për programin e PD dhe Republikën e re.
 
Por, për Bashën është ndryshe, ai ka falënderuar qytetarët, sipas tij për pjesëmarrjen e madhe, ndërsa ka vijuar me sulmet ndaj Ramës.
 
Faleminderit për mbështjen e madhe për projektin e Republikës së re, frymën e cadrës së lirisë që sot ka zbritur në Sarandë.
 
Kush e mendonte se do ishte e tille demokracia pas 25 vitesh. Mua mu dha mundësia të studioj jashtë ku kam parë se një shtet demokratik me ekonomi te forte behet nga qytetaret e fortë, biznesi i fortë, jo kryeministri i fortë.
 
Rend e siguri me ‘Eskobarin’ në qeveri nuk ka. Sot do ti iki bilancit ndaj bën batuta. Kjo është loja. Ju do vendosni në 25 qershor ndaj Rama po mundohet ti ike bilancit të këtyre kater viteve
”deklaroi ai. 

[gallery]22508[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur