PD nge në protestë emigrantët në Athinë: Nuk na turpëron Shqipëria, na turpëron qeveria (VIDEO)

Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, disa emigrantë shqiptarë në Greqi, protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës. 

Protesta u organizua nga dega e PD në Greqi

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës. 

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi. 

Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të vijnë në Tiranë në 16 Mars për t’u bashkuar me opozitën në protestën para kryeministrisë. Me parullën “nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria", emigrantët thanë se është detyrim i çdo shqiptari të çlirojë vendin e lindjes nga qeveria më antikombëtare që sipas tyre ka patur Shqipëria në këto 3 dekada.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/03/2019 11:07

    Kjo eshte qershia ne tortë për jorgot grekë te cilët e duan Shqipërinë fije-fije nepermjet jorgove shqiptarë! Jorgot ndihmohen nga jorgot kundra Shqiperisë!

    Përgjigju
    • Lab: 11/03/2019 15:06

      Jorgot fshatarë nga Jorgocati do jen haha

    • Kafsha: 11/03/2019 15:03

      Hahahahahaha Jorgot!

  • Sa turp: 10/03/2019 17:45

    sa per turp qe jeni bere mor plehra.tani mos na beni leksione demokratike se nga kafsha nuk mund te presesh.as nuk pret te behet njeri.nga sa euro dhane?pse nuk paguan pak me shume qe te kishte me shume njerez?

    Përgjigju
  • Ilir: 10/03/2019 17:18

    Opa Asfalia...! Patjeter se Luli ju dha detin grekeve bashke me kermen Sali.

    Përgjigju
  • Toni: 10/03/2019 16:16

    Nuk na turperon Shqiperia as qeveris por PD-hajduteria!

    Përgjigju
  • tidheun: 10/03/2019 15:44

    hahaha...po mir andej nga shqiperia qe po genjehen me nje byrek e nje bidon dhall...po keta jorgos me çfar genjehen...? me suflakiii..?

    Përgjigju
  • Qesh Pak: 10/03/2019 15:14

    Dhe kete Shqiperi do ta bej Basha... ??!!

    Përgjigju
  • Berti: 10/03/2019 13:47

    Po keta 10 vete perfaqesojne emigrantet ne Athine mo. Sa turp PD dhe LSI u katandisen nje grusht moren fund. Haka tek i zoti u zhduken partite antishqiptare dhe hajdute. Tani i rregullon Spaku keta.

    Përgjigju
  • Eci ine?!: 10/03/2019 13:34

    Po ne Athine jane ndoshta 300mije shqiptare,sakte pse 20 veta

    Përgjigju
  • Fredi: 10/03/2019 12:59

    hahaha 10 veta dhe ju i jepni si lajm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)