PD, një logo historike me një format të ri!

PD, një logo historike me një format të ri!

Selia e PD

Roli historik i PD në këto 30 vite është dëshmi e vetë kohës, duke dëshmuar, ngjarje, njerëz, beteja, fitore e humbje! Askush nuk mund ta fshij PD si dëshmi politike e historike e këtyre 30 vite, ashtu sikur askush nuk mund të fshijë apo fsheh edhe kur PD ka çaluar, apo ka bërë marrëveshje edhe me kundërshtarët, herë në interes kombëtar e ndonjëherë edhe në interes të lidershipit! Është e vërtetë se PD është vetë konsideruar si parti e djathtë, por po ashtu është e vërtetë se lidershipi i saj ka hyrë në kualicion duke qeverisur pas zgjedhjeve edhe me të majtët siç ishte rasti i 2009. Pikërisht falë atij kualicioni filloj braktisja e madhe ndaj demokratëve të thjeshtë dhe mekëmbja e të ashtuquajturve të majt duke i dhënë mundësi Ramës për të fituar në 2013!

Njerëzit bëjnë ngjarjet dhe ngjarjet dëshmohen nga historia! PD në 30 vite nuk është se ka afruar modele të jashtëzakonshme politike apo që ka bërë dallimin e saj me kohën. Mandje mund të thuhet se koha ka diktuar fatet e PD! Të flasësh për PD është sikur të flasësh për 30 vitet e tranzicionit shqiptar e në këtë kontekst nuk është e lehtë dhe nuk mund të bëhet në studio televizive. Nëse sot ka një zhgënjim të thellë të qytetarëve të thjeshtë ndaj politikës, kontribuuese për këtë është sigurisht edhe PD! Kur them për qytetarët, e kam fjalën për atë shumicë që vetëm e kanë pësuar nga politika duke zgjedhur si opsion  largimin e pa ndërprerë nga '90 e deri më sot si të vetmen shpresë për të shpëtuar nga politika e po ashtu me ëndrrën e madhe për të gjetur një jetë më të mirë!

E vërteta është se as PD në intervalet që ka qeverisur nuk arriti të ndaloj zbrazjen e Shqipërisë e në të njëjtën kohë nuk arriti të zvogëlojë dozën e zhgënjimit të qytetarëve ndaj politike. Kjo dozë ka dhënë efekte imediate të një apatie të madhe  deri në urrejtje të qytetarëve ndaj politikës! Kupa po mbushet aq shumë sa ajo rrezikon të derdhet duke vendosur qytetarët përballë politikës si një mundësi për hakmarrje dhe po ashtu edhe ndoshta për të rigjetur versione të reja të përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve, i cili nga '90 e deri më sot ka munguar!

Perceptimit i qytetarëve ndaj politikanëve është se ata janë "barkderra", "hajdut", pa moral dhe që vetëm pasurohen nga mengjesi e deri në dark. Në fakt nese shikojmë stilin e tyre të jetës në krahasim me qytetarët, ndoshta nuk e kanë aspak gabim këta të fundit! Politikani më i "lodhur" ka shtëpi, prona, biznese, makinë luksoze, privilegje si dhe i ka sistemuar fëmijët duke i shkolluar në universitetet më të mira të Botës. Ndërsa, nga ana tjetër, kemi qytetarë të ndershëm që nuk mbyllim muajin, fëmijët detyrohen t'i dërgojnë emigrant jashtë vendit e kështu me këtë perspektivë janë të destinuar të mbeten gjithmonë jashtë sferës politike që tashmë është bërë e trashëguar me "tapi".

Basha me nismën e tij për vetingun në politikë dhe me cilësimin "trekëndëshi i Bermudës", ka një qëllim të vetëm: të shpëtoj PD nga asimilimi i kohës dhe po ashtu t'i jap vendit një shans të ri për të ardhmen! Nëse Basha nuk e bën sot e seriozisht distancimin e tij ndaj "Bermudës", nuk do të jetë e largët dita, kur këtë ta bëjnë qytetarët  edhe ndaj PD duke u dhënë hapësirë levizjeve apo opsioneve të reja populiste që siç kemi parë në Europë, pertej entuziazmit imediat, kanë rezultuar formacione të dështuara! PD është një logo historike, por rrethanat dhe situatat diktojnë një riformatim që sigurisht nuk mund të bëhet duke përfshirë edhe të kaluarën në projektet e të ardhmes!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 30/10/2021 17:29

    O ti zoti Daci sa per ate trkendshin e bermudes ai e ka emrin - Sali-Ilir-Lulush- dhe qe ai vetingu qe thote lulushi nuk behet me parlament e komisine parlamentare por behet nga drejtesia per kedo qe shkel ligjin dhe me vote nga populli per te gjithe ata qe sduhet te jene pjese e politikes,ok z. Daci.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 30/10/2021 16:21

    PD-ja ka qenë (dhe është akoma në shpirtin politik) një karakatinë politike, një repart zjarrvënës i Shqipërisë, me udhëheqës antishqiqtarë, që kanë djegur vendin, që e kanë shitur fizikisht dhe stabilitetin e tij, që e kanë vjedhur e rrjepur, që për hir të pushtetit të tyre kanë organizuar gjëma me mijëra të vrarë, që kryeministrinë e kthyen në qendër zjarri prej nga shtihej mbi turmat... S'kanë të numëruar poshtërsitë e asaj partie. Për këto, po. Për këto zë kreun e historisë së 30 viteve të vrasokracisë, hajdutokracisë e të ...kracive të tjera antishqiptare. E sa për Lulin, ai, me dëshirën e tij, me idiotësinë e tij, me babëzinë e tij, apo se e kanë urdhëruar nga diku, është njëri nga ata. Luli nuk ka ndërmend asgjë nga ato që përmend autori i shkrimit. Po t'i kish do ish dukur me kohë. Nuk e justifikon asgjë të mos përpiqej t'i bënte. Nëse e pengonin duhej të ngrinte zërin, në do vijonin ta pengonin edhe pas kësaj duhej të jepte dorëheqje demonstrative. Po, jo. Ai e ka mendjen te kuleta, në mos edhe te detyrat e ngarkuara për ta bërë Shqipërinë një vend trazirash kronik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim